Procesi i numërimit është ndërprerë për rreth 30 minuta në Finiq pasi një numëruesi i ka rënë të fikët. Ai është rrëzuar nga platforma ku po kryhej procesi i numërimit dhe është dëmtuar.
Bëhet fjalë për një numërues të partisë MEGA. Rezultati është i ngushtë. Deri tani janë numëruar 36 kuti nga 50 dhe kryeson Romeo Çakuli i partisë MEGA me 39.73%. Leonidha Hristo i BF me 30.55% dhe Leonidha Papa i PS me 29.72%.
Komento