Ndërrimi i viteve, shefi i Rendit Publik për Report Tv: Prani të shtuar të efektivëve në sheshe, qendra tregtare dhe banka! Patrullim dhe në lokalet ku do të bëhen festime

Më rastin e ndërrimit të vitit Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për të bërë të mundur garantimin e sigurisë publike.

Shefi i Rendit Publik pranë Policisë së Shtetit, Agron Çeli i ftuar në emisionin Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se do të ketë prani të shtuarë të efektivëve të policisë në sheshe, qëndra tregtare, banka dhe në ambiente ku do të ketë festime.

‘Shërbimet e policisë do të patrullojnë dhe do të mbajnë në mbikëqyrje qendrat tregtare, bankat dhe bankomatet. Përveç shesheve dhe ambienteve ku do të festojnë qytetarët janë edhe lokalet, ku do të bëhen festime, shërbimet e policisë do ti mbajnë në mbikëqyrje. Po ashtu, shtim të forcave do të kemi edhe në aeroport, atje ka disa kohë që kemi shërbime dhe në këtë periudhë ka shërbime të shtuara edhe nga forca kombëtare e sigurisë’, tha ai.

Ai tha se një shtim të forcave të policisë do të ketë edhe në pikat e kalimit kufitar.

‘Plani i masave konsiston në garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjitha sheshet ku do të ketë grumbullime për të festuar. Ata dalin në sheshe kryesore dhe festojnë dhe të gjithë punonjësit kanë marr detyrat konkrete dhe themi se s’do të ketë problematika. Kemi punuar edhe për rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe të sigurisë rrugore në pikat e kalimit kufitar’, tha ai.

Shefi i Sektorit të Rendit Publik u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin me makina nëse janë nën efektin e alkoolit.

‘Pas festimeve në lokale dalin dhe janë në efektin e alkolit dhe shërbimet e policisë do të jenë prezentë në rrugë për të bërë edhe testin e alkolit. Përfitojë që ti bëjë thirrje që kur të dalin për të festuar të mos dalin me mjetet e tyre kur janë nën efektin e alkolit që të shmangin ngjarje jo të këndshme’, tha ai.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 31/12/2024 15:54

    Policët nuk janë të motivuar të kryejnë detyrat! Sindikata e policisë është një kolonë e pestë në radhët e saj. Nuk gënjehen njerëzit me 100 euro por duhet të paguhen me dinjitet dhe pagën e 13-të!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?