TIRANE - Tirana dhe e gjithë Shqipëria i thanë Mirësvjen Vitit të Ri 2015. Mes fishekzjarrëve dhe urimeve, Tirana ka ofruar si në çdo vend tjetër të botës ndërrimin e viteve edhe pse në temperatura të ftohta të këtij fillim Janari.  Kur akrepat e orës shënuan 00:00 një spektakël fishekzjarrësh u dhurua në qendrën e Tiranës, ndërsa qindra qytetarë zgjodhën ta presin në sheshin “Skënderbej” ndërrimin e viteve. Nën shndritjen e fishekzjarrëve dhe ritmeve të muzikës që u ofruan përmes bokseve të mëdha, qytetarët qëndruan për minuta me radhë në festë.

Ndërrimi i viteve në Tiranë, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët


Fishekzjarrët i bënë qytetarët të harrojnë të ftohtin dhe të mendojnë për një tjetër vit që po vjen. Për këtë, një pjesë e kryeqytetasve zgjodhën sheshin “Skënderbej” për të festuar e për të ndarë minutat e para të Vitit te Ri. Edhe pse kanë zgjatur disa minuta, atmosfera që të ofrohej në këto temperatura të ulëta në sheshin e kryeqytetit shqiptar, ishte më e vakët se një vit më parë. Megjithatë kjo nuk i ka penguar njerëzit të urojnë dhe të shpresojnë se viti qe po ju troket në derë të jetë më i begatë, me fatsjellës dhe më fitimprurës për buxhetin e tyre familjar. 

Trokitja e gotave dhe urimi për mbarësi dhe një vit të bardhë është mesazhi që ka mbizotëruar në tryezat e çdo qytetari, por edhe në urimet e shumta përmes mesazheve telefonike dhe online me njëri-tjetrin, por edhe kartolinave. Orët e para te vitit 2015 janë pritur në atmosferën festive të lokaleve dhe restoranteve në kryeqytet, për të zgjatur deri në zbardhjen e parë të këtij fillim viti. 

Ashtu si në çdo festë edhe në këtë të ndërrimit të viteve rrugët e kryeqytetit pai ora shënoi 00:00, u rënduan nga trafiku, megjithatë Policia Rrugore ka qëndruar në gatishmëri për të rregulluar qarkullimin. Në gatishmëri ka qenë dhe ambulancat, po ashtu edhe zjarrfikësit.

 Free and Fair Media Group (Shqiptarja.com print dhe online dhe televizioni A1 Report) uron të gjithë shqiptarët “Gëzuar Vitin e Ri 2015!
 
Festa e fishekzjarrëve ka mbizotëruar edhe në sheshet kryesore të qyteteve të tjera të Shqipërisë. 

Nata e ndërimit të viteve, festa në qytetet kryesore të Shqipërisë
 

viti i ri tirane me logo
(Në foto: Momenti i ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej/ Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera


(Video: Momenti i ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej)

Kremtimi i Vitit të Ri është kthyer në festën më tradicionale të shqiptarëve. Shumë prej tyre mjaftohen me darkën pranë gjirit familjar që “kryesohet” nga mishi i gjelit të detit dhe ëmbëlsira tradicionale, bakllava. Ndërsa shumë të tjerë zgjedhin të festojnë në restorante apo klube të ndryshme të kryeqytetit.

Didi uron Vitin e Ri: Mbarësi punonjësve të policisë dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrës
Ora 00:30 Në minutat e para të vitit të ri 2015 një urim për mikrofonin e A1 Report ka përcjellë edhe kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi. Misioni i Policisë në këtë ditë në ndërrimit të viteve, sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, është përmbyllur me sukses përmes një pune intensive të efektivëve blu. Bashkë me urimin për  një vit të mbarë, kryepolici Didi kërkoi përgjegjshmëri në kryerjen e detyrës.
 
“Jemi në fazën përmbyllëse të vitit 2014, ku Policia e Shtetit ka pasur një kontribut të madh në ruajtjen e  rendit ku efektivët e Policisë kanë punuar me intensitet të lartë. I falënderoj dhe për kontributin që po japin në këtë ditë ku konfirmoj që nuk ka pasur asnjë ngjarje. I uroj gjithë punonjësve të Policisë dhe familjeve të tyre, sukses mbarësi dhe kërkoj përgjegjshmëri në kryerjen e detyrës dhe ruajtjen e sigurisë “, tha Didi.