
Fitor Ollomani, drejtori i zyrës Arsimore në Kukës, ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë mëngjesin e sotëm te Ura me Harqe në Milot.
Burime për Report Tv bëjnë me dije 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës, pasi kjo e fundit me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.
Por përplasja me një mjet tjetër ka qenë fatale, duke i marrë jetën 35-vjeçarit, ndërkohë që bashkëhsortja e tij është dërguar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Fitor Ollomani ishte një prej figurave më të spikatura të Arsimit në Kukës. Edhe pse i ri në moshë, karriera e tij ngjiti shkallën e profesionalizimit. I diplomuar për Gjuhë-Letërsi, Fitori punoi si mësues e me pas si inspektor e specialist në Drejtorine Rajonale të Arsimit në Kukës.
Gjate kësaj periudhe mbrojti dhe mori graden e Doktorit te Shkencave. Humbja e tij, pikelloi jo vetëm familjen dhe të afërmit e tij, por edhe trupën pedagogjike dhe mbarë Kukësin.
Lajmi kryesor:
Përplasen 2 makina te ‘Ura me harqe’ në Milot, ndërron jetë drejtori i zyrës Arsimore në Kukës! 2 të plagosur (VIDEO)










