Ndërroi jetë pasi u arrestua për vjedhje, Drejtoria e Burgjeve: 38-vjeçari i varur nga droga po merrte trajtim! Pësoi arrest kardiak rrugës për në QSUT

Ndërroi jetë pasi u arrestua për vjedhje, Drejtoria e Burgjeve: 38-vjeçari i varur nga droga po merrte trajtim! Pësoi arrest kardiak rrugës për në QSUT

Foto ilustruese

TIRANË Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për ndarjen nga jeta të 38-vjecarit Renald Tahiri i cili ishte në ambientet e burgut 302 në rrugën Mine Peza në Tiranë kur u ndje keq dhe u transportua në spital. Në njoftim thuhet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa cilësohet si përdorues i lëndëve narkotike.

38-vjecari që kishte përfunduar pas hekurave për veprën penale ‘Vjedhje’, më 31 mars 2023 rreth orës 12:40. Pasi u konstatua gjendja e tij e rënduar shëndetësore, i paraburgosuri tregoi se është përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohet me methadon dhe se vuan nga hepatiti B, C.

Rreth orës 14:10, u shoqërua për në QSUT, ku mjeku i ka sugjeruar të vijojë terapinë me Methadon (ilac kundër varësisë ndaj drogërave). Ai bëri edhe vizitën me mjekun psikiatër dhe pasi bëri të gjitha analizat, iu rekomandua të vijojë trajtimin me mediakmente për 3 ditë.

Duke qenë se gjendja shëndetësore ishte e njëjtë, më 1 prill rreth orës 22:10 e kanë dërguar menjëherë në ambientet e QSUT. Gjatë rrugës ka vijuar kryerja e masazhit kardiak. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, në QSUT pacientit i është dhënë ndihma mjekësore, i janë kryer ekzaminimet mjekësore dhe më pas mjeku i urgjencës ka konkluduar se pacienti ka pësuar arrest kardiak.

Për reagimet se nuk është njoftuar familja, Drejtoria e Burgjeve thotë se kanë marrë disa herë një numër kontakti të të paraburgosurit por ka rezultuar i padisponueshëm.

Deklarata e plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në media

lidhur me rrethanat  në të cilat shtetasi Renalt Tomor Tahiri, me masë sigurie arrest me burg në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale,“Jordan Misja” ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

dhe mosnjoftimin e familjarëve të tij nga ana e stafit të burgut.

Duke shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e personit të tyre të dashur, informojmë opinionin publik se;

Shtetasi Renalt Tomor Tahiri, është shoqëruar nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë, për në ambjentet e paraburgimit të IEVP “Jordan Misja” më datë 31.03.2023, në orën 12:40, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 670 Akti, datë 30.03.2023, me masë sigurie arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Bazuar në procedurat standarte shtetasi Renalt Tomor Tahiri, është pritur nga Komisioni i Pranimit, i cili ka vlerësuar gjendjen shëndetësore të tij dhe me rekomandim të mjekut të burgut është vendosur që i paraburgosuri të shoqërohet për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” për një konsult me mjek specialist toksikolog, pasi është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore, në paraqitje humor të deprimuar, fascies e zbehtë, puls i dobët. I paraburgosuri Renalt Tomor Tahiri ka referuar se është përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohet me methadon dhe se vuan nga hepatiti B, C.

Në orën 14:10 datë 31.03.2023, i paraburgosuri është shoqëruar për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ka realizuar konsultën me mjekun toksikolog. Pacienti njihej nga stafi shëndetësor si përdorues i lëndëve narkotike. Aktualisht nën terapinë mbajtëse me Methadon 60 mg. Mjeku ka rekomanduar të vazhdoj terapia me Methadon dhe rikontroll në rast nevoje.

Pas konsultës me toksikologun është kryer konsult dhe me mjekun Psikiatër në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Pacienti paraqitet me dobësi trupore, mungesë oreksi, nuk referon të jetë trajtuar për probleme të shëndetit mendor, si edhe referon së është trajtuar me Methadon, qetësues dhimbje. I është rekomanduar të plotësohet me analiza laboratorike (gjak komplet, Gjak Biokimik, HIV/AIDS, Hepatit B, C). Të vazhdoj trajtimin me medikamente për tre ditë (Sol. Fiziologjik, Vit C).

Pas kthimit nga QSUT më datë 01.04.2023, ka vijuar trajtimi i pacientit sipas rekomandimeve të mjekëve specialist.

Rreth orës 15:30, të datës 01.04.2023, i paraburgosuri  shoqërohet për  në dhomën e infermierisë, ku i është vendosur serumi dhe vitamino-terapi, sipas rekomandimeve të mjekëve QSUT “Nënë Tereza”.

Rreth orës 20:50 të datës 01.04.2023, i paraburgosuri Renalt Tomor Tahiri i ka kërkur infermierit, për t’i aplikuar një qetësues dhimbje, i cili është aplikuar. Por megjithë mjekimin që mori, gjëndja e tij shëndetësore ka qenë e njëjtë.

Rreth orës 21:50, punonjësit e sigurisë kanë njoftuar urgjentë stafin shëndetësor për shkak të gjëndjes së rënduar të të paraburgosurit. Infermieri ka hyrë menjëherë në dhomën e shtetasit Renalt Tahiri dhe ka konstatuar se gjëndja e tij ishte shumë e rënduar, puls shumë i dobët, nuk komunikonte, i është dhënë ndihma e shpejtë dhe është nisur menjëherë për në urgjencën e QSUT-së. Grupi i shoqërimit është nisur nga institucioni në orën 22:06 dhe ka mbërritur në urgjencën e Q.S.U.T në orën 22:10, datë 01.04.2023.

Gjatë shoqërimit për në urgjencën ka vazhduar kryerja e masazhit kardiak. Në QSUT pacientit i është dhënë ndihma mjekësore, i janë kryer ekzaminimet mjekësore dhe më pas mjeku i urgjencës ka konkluduar se pacienti Renalt Tahiri ka berë eksitus letalis (vdekje), susp. Arrest kardiak  në Spitalin QSUT “Nënë Tereza”.

Lidhur me detyrimin ligjor të stafit të burgut për njoftimin e familjarëve dhe të afërmëve në rast vdekje;

Zyra e Informacionit e IEVP Jordan Misja ka siguruar një numër kontakti të familjarëve të të paraburgosurit, të marrë nga dokumentacioni i tij të cilin e kanë thirrur për disa herë deri në orën 00:05 të datës 02.04.2023 dhe ka qenë i padisponueshëm.

Në pamundësi për t’u lidhur me familjarët e të paraburgosurit për ti njoftuar, në orën 00:30 është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, të cilës i është bërë me dije dhe adresa e banimit të të ndjerit Renalt Tomor Tahiri. Gjithashtu është njoftuar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të ngjarjes nga salla operative, një ekip inspektimi i nivelit të lartë të DPB, me Urdhër të Drejtorit të Përgjitshëm, ka inspektuar lidhur me rrethanat e vdekjes dhe zbatimin e procedurave të pranimit, nga ora 23:00 deri në 04:00.

Gjithashtu Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën drejtimin e Prokurorisë është duke bërë hetimin lidhur me ngjarjen.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë