Tiranë- Kryeministri Edi Rama ndau sot (19 Janar) pamje edhe nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT.
Kryesocialisti u shpreh ndër të tjera se në këtë kantier po punohet me ritme të shpejta, për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde europiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara.
“Në kantierin e Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT po punohet me ritme të shpejta për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde europiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetin social.