Shkon në 193 numri i pacientëve që trajtohen me COVID, ndërrojnë jetë 4 persona dhe preken 153 gjatë 24 orëve (VIDEO)

TIRANË-  Numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim është rritur duke shënuar 193, ku 13 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.153 persona janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 10255 numrin total. Kurse të shëruar janë 130, duke e çuar në total numrin në 6106, ndërsa raste aktive janë 3833.

Sipas Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditën e sotme është: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë, 5 me pak se ditën e djeshme (17),  të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19, por vijojnë të marrin trajtim spitalor nga pasojat e sëmundjes. Katër personat që ndërruan jetë ditën e sotme janë një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar.

Tirana është qarku më i prekur me 2045 persona aktiv me virusin, ku zonat më të nxehta në kryeqytet janë Astiri, ish-blloku, Komuna Parisit, Lapraka, Kinostudio, Fresku, Kombinati e Paskuqani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke theksuar se rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.  

"Prandaj i drejtohemi qytetarëve dhe bizneseve të kenë më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19", shkruan Ministria e Shëndetësisë.                           

COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020)

Testime totale              67904

Raste pozitive              10255

Raste të shëruara          6106

Raste Aktive                3833

Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2045

Durrës                          450

Shkodër                       302

Lezhë               216

Elbasan                        160

Korçë               145

Vlorë               134

Kukës              132

Fier                              111

Berat                68

Dibër               35

Gjirokastër       35

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës