Ndërrojnë jetë binjakët më të famshëm francezë, refuzuan të vaksinoheshin! Të transformuar totalisht nga operacionet plastike (FOTO)

Ndërrojnë jetë binjakët më të famshëm francezë, refuzuan të vaksinoheshin! Të transformuar totalisht nga operacionet plastike (FOTO)

Igor dhe Grichka Bogdanoff

Yjet kontrovers të televizionit francez dhe binjakët e famshëm Igor dhe Grichka Bogdanoff ishin të pandashëm në jetë e mesa duket edhe në vdekje. Ata kishin refuzuar të vaksinoheshin kundër koronavirusit, duke besuar se shëndeti i tyre i mirë do t’i shpëtonte, por u shtruan në një spital në të njëjtën ditë muajin e kaluar dhe u diagnostikuan me COVID-19.

Binjaku më i ri, Grichka, vdiq në një njësi të kujdesit intensiv më 28 dhjetor. Igor e ndoqi atë gjashtë ditë më vonë, më 3 janar. Ata ishin 72 vjeç. Binjakët Bogdanoff ishin yje televizivë në Francë në vitet 1980, të famshëm po aq për shfaqjet e tyre të çuditshme shkencore, aq edhe për pamjen e tyre të mirë, të cilën më vonë e transformuan totalisht për shkak të operacioneve plastike.

Në vitin 1979, ata lançuan shfaqjen e parë televizive tërësisht rreth fantashkencës, Temps X. Të akuzuar nga akademikët për nënçmim të shkencës, ishte kjo qasje që e bëri shfaqjen kaq të popullarizuar me audiencën e tyre.

Të dy nxitën spekulimet se kishin bërë një operacion estetik, pasi mollëzat e tyre të spikatura dhe tiparet e fytyrës u bënë edhe më të theksuara. Ata mohuan të kishin bërë ndonjëherë operacion. Megjithatë, duke kërkuar si gjithmonë të ruanin një atmosferë misterioze, ata thanë se kishin eksperimentuar me “teknologji” të paemërtuara për të përmirësuar tiparet e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm