Ndërron jetë 11-vjeçari në Spitalin e Traumës në Tiranë, u përplas nga makina dy ditë më parë në Fier

Ndërron jetë 11-vjeçari në Spitalin e Traumës në Tiranë, u përplas nga makina dy ditë më parë në Fier

Foto ilustruese

Ndërron jetë 11-vjeçari që u aksidentua dy ditë më parë në rrugën Fier-Seman nga një 33-vjeçar që po drejtonte një makinë tip Skoda.

11-vjeçari me inicialet M.G., u dërgua në Tiranë për një mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës por nuk mundi të shpëtonte.

Njoftimi i plotë për aksidentin e dy ditëve më parë.

Informacion paraprak

Në datën 13.09.2018, në orën 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi A.Xh, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip "Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G, 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier.

Shtetasi i mitur u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike