Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një zon minerare në Bulqizë.
Bashkim Keta, i punësuar si roje në këtë subjekt privat, dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
"Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi B. K., 58 vjeç, i cili punonte rojë private te një subjekt minerar.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.
Komente











