Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në aksin Skuraj-Burrel. Gjatë orëve të para të ditës së diel në të gjithë segmentin e Shkopetit ka patur rënie gurësh dhe baltë, duke vështirësuar lëvizjen.

Po ashtu, në shumë zona ka prani të dendur të mjegullës që kufizon dukshëm fushëpamjen për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Ky aks rrugor që lidh qarkun Dibër me veri-perëndimin e vendit, por jo vetëm, është kthyer në rrezik të madh për të gjithë drejtuesit e automjeteve.