Ndërron jetë Agim Musta, ish-i përndjekuri politik që mbijetoi në galeritë e Spaçit

Ndërron jetë Agim Musta, ish-i përndjekuri politik që mbijetoi në galeritë e Spaçit

TIRANË-Zi në familjen Musta! Agim Musta, ish i burgosur politik ka ndërruar jetë mesditën e sotme në moshën 89-vjeçare.

Mësohet se Musta ishte i sëmurë prej kohësh dhe ishte në regjim shtrati. Homazhet do të zhvillohen nesër (e enjte) në orën 10: 00 pranë Mederesesë. Agim Musta është babai i gazetares Suela Musta, anëtare e AMA-s e cila pak javë më parë u arrestua, si pjesë e një hetimi që shpërdoruan detyrën.

Kush është Agim Musta?
Agim Musta ka lindur në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1930. Musta kryer studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Ka punuar arsimtar në shkolla të ndryshme tetëvjeçare dhe të mesme të vendit. Në vitin 1962 është dënuar me 13 vjet burg për agjetacion – propagandë nga gjykata ushtarake Tirane. Agim Musta ka shkruar për komunizmin, sistemin e burgjeve dhe persekutimin në kohën e diktaturës

Botimet e autorit
“Mandelat e Shqipërisë”, 1992
“Dosjet e gjalla”
“Kush ishte Enver Hoxha” (bashkëautor), 1996
“Burgjet e shtetit burg”, 1998
“Mjerim pafund”, 1999
“Harta e burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar (1944-1991)”
“Gjëmat e komunizmit në Shqipëri”, 2001
“Dëshmoj për të vërtetën”, 2004
“Antologjia e plagëve nën terrorin komunist” (bashkëautor), 2 vëllime 2006
“Album i burgjeve të diktaturës komuniste”, 2006
“Libri i zi i komunizmit”, 2007
Beniamin Bakalli

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beta: 25/07/2019 10:05

    Ngushellime familjes! Nje njeri me vlera e integritet.

    Përgjigju
  • Fatmir lohja: 24/07/2019 19:24

    Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?