Aktori Amerikan Taylor Negron i lindur më 1 gusht të vitit 1957 ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 57-vjeçare.

Ai ka vdekur si pasojë e luftës me kancerin. Lajmin  bën të ditur kushëriri i tij Chuck Negron, anëtar i bandës Three Dog Night nëpërmjet një mesazhi prekës në YouTube.

Karriera e tij si aktor, kryesisht komik ka filluar prej 4 dekadave dhe ka dhënë 130 debute si aktor.

taylor negron

Ai shfaqet në disa filma si më 1982 Fast Times, 1983 Easy Money, 1988 Punchline, 1991 The Last Boy Scout, 1994 Angels në Outfield, dhe më 1999 Stuart Little.

Ka dhënë kontributin e tij në disa seri të showt më të ndjekur amerikan “Friends” etj.

Ndërkohë, Taylor pëlqente edhe pikturën dhe pati hapur ekspozitën e parë me emrin “Snow Paintings”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)