Ndërron jetë aktorja e mirënjohur e
skenës shqiptare, Melpomeni Çobani

Ndërron jetë aktorja e mirënjohur e<br />skenës shqiptare, Melpomeni Çobani
Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare Melpomeni Çobani.
 
Melpomeni Çobani,e vlerësuar me titullin “Artiste e Popullit” lindi më 6 qershor të vitit 1928. Në vitit 1947-1949 kreu shkollën për aktore nën kujdesin e Teatrit Popullor.
 
Ajo interpretoi role të suksesshme si në dramë ashtu edhe komedi. Disa prej tyre janë: “ Rrënjët e thella”, “Fejesa”, “Vajza nga fshati”, “Prefekti”.
 
Për gati 10 vjet u shkëput nga aktrimi dhe ju përkushtua tërësisht sportit, ku arriti sukses duke u cilësuar rekordmene dhe kampione në pingpong, në atletikë, në volejboll, etj.
 
Në vitin 1955 ajo lë sportin dhe kalon përsëri në Estradën e Tiranës, ku talenti i saj duket veçanërisht në interpretimin e monologëve dhe të parodive.
 
Ka interpretuar në më se 1500 role për gati 40 vjet punë në Estradë. Ka interpretuar edhe në kinematografi role të spikatura si në filmin “Kapedani”, “Tela për violinë”, etj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë