TIRANE - Dashamir Xhaxhiu, ish-drejtor i kabinetit në presidencën e Bamir Topit është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Dashamir Xhaxhiu u nda nga jeta pasditen e sotme ndërsa ndodhej i shtruar në një spital privat në Tiranë, pasi vuante nga kanceri ne pankreas.
Ceremonia e përcjelljes së tij në banesën e fundit do zhvillohet nesër në orën 14.00.
Ish-drejtori i kabinetit të Presidencës, kur posti i kreut të shtetit mbahej nga Bamir Topi ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor dhe përgjatë gjithë kohës ka qenë pedagog në mjekësinë veterinare. Xhaxhiu u emërua në krye të Institutit të Studimeve Veterinare, pasi mori gradën “profesor” i fiziologjisë, në Universitetin e Berlinit.
Në gusht të vitit 2007 ai u emërua shef kabineti në Presidencë.
(jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com