Ndërron jetë e moshuara, 2 vite më parë u dhunua nga infermieret në ‘Shtëpinë e Pleqve’ në Pejë

Ndërron jetë e moshuara, 2 vite më parë u dhunua nga infermieret në ‘Shtëpinë e Pleqve’ në Pejë

Është ndarë nga jeta e moshuara e cila në nëntor të vitit 2022 u keqtrajtua nga punëtoret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë

Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes së të moshuarës. Ai ka thënë se tashmë rrethanat e rastit janë ndryshe, pasi e dëmtuara në këtë rast ka ndërruar jetë, duke shtuar këtu se nga 31 tetori nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore për këtë rast, ndonëse prokuroria në Pejë ka dërguar aktakuzën në Gjykatë që nga prilli i vitit të kaluar.

Selimaj ka thënë se tri nga të pandehurat në këtë rast, njëra nga to është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës.

Më 2 nëntor të vitit 2022, një qytetare kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihej një infermiere duke e sulmuar një të moshuar.

E moshuara shihej në video duke tentuar të largohet dhe duke bërë përpjekje ta mbrojë veten, përderisa infermierja vazhdimisht e godet me shuplaka në fytyrë dhe me këmbë në bark.

Të dyshuarave u ishte caktuar paraburgimi, ndërsa një vendim i Gjykatës Supreme i kishte liruar nga paraburgimi.

Kujtojmë se dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja