KUKËS- Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Krumës në qarkun e Kukësit. Sipas deklaratës së policisë, E.C. është rrëzuar duke luajtur me fëmijët e tjerë në vendin e quajtur “Fusha e Sportit”.
Kurse sipas disa dëshmitarëve dyshohet se mund të jetë përplasur me gjoks me shtyllën portës së fushës së futbollit, ndërsa dëshmitarë të tjerë shprehen se ka vdekur nga shkaqe natyrore pasi nuk ka pasur shenja goditjeje.
Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Krumës, ku fatkeqësisht ka humbur jetën.Sipas deklaratës së bluve, gjatë kontrollit në trupin e të miturit, nuk janë konstatuar shenja.
Policia e zonës ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e vdekjes së fëmijës. Akoma nuk dihet se cila ka qenë arsyeja, ndërkohë pritet të bëhet autopsia në Kukës nga mjekësia ligjore.