PRIZREN- Ndërron jetë në moshën 49 vjeçare, ish-zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Kreu i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak pësoi atak kardiak ndërsa ndodhej për një vizitë në qytetin e Prizrenit.
Mësohet se vdekja ka ndodhur në orën 14:00 të ditës së djeshme në një lokal, në qytetin të Prizrenit në Kosovë, ku Poni kishte ndaluar për të pirë një gotë ujë.
Kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë, Tasim Mema, i cili shoqëronte Ponin gjatë vizitës në Prizren tha për A1 Report se ishin nisur në mëngjes, rreth orës 09:00 drejt Prizrenit për çështje pune dhe se gjatë udhëtimit nuk kishte pasur asnjë shqetësim.
Ferdinand Poni është baba i dy djemve. Miq dhe kolegë të tij kanë treguar se ish-zv/ministri i Brendshëm nuk ka pasur shqetësime shëndetësore me parë dhe vdekja e tij është krejtësisht e papritur.
ORA 09:01 MESAZHI I VASILIT: JEMI PRANË FAMILJES PONI
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka ngushëlluar familjen e ish-zv/ministrit Ferdinand Poni i cili humbi jetën dje në Prizren si pasojë e një ataku kardiak.
“Vdekja e Ferdinand Ponit e parakohshme. Jemi pranë familjes këtë moment të rëndë”, shkruan Vasili në mesazhin e tij të ngushëllimit për familjen Poni.
ORA 8:14 HOMAZHET SOT NË TEATRIN KOMBËTAR NGA ORA 12:30-14:30
Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se homazhet për ish-kreun e grupit të djathtë në Këshillin Bashkiak, Ferdinand Poni do të mbahen sot nga ora 12:30 deri në 14:30 në hollin e Teatrit Kombëtar.
TASIM MEMA:SHKUAM NË PRIZREN PËR ÇËSHTJE PUNE, PONI VDIQ NË LOKAL
Kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë, Tasim Mema, i cili shoqëronte Ponin gjatë vizitës në Prizren tha për A1 Report se ishin nisur sot në mëngjes, rreth orës 09:00 drejt Prizrenit për çështje pune dhe se gjatë udhëtimit Poni nuk kishte pasur asnjë shqetësim.
“Kam qenë pranë tij edhe sot. Sapo u ulëm në lokal, duke pirë një gotë ujë ndodhi fatkeqësia e madhe. Me gjithë fokusimin e mjekëve që erdhën në lokal, nuk arritën të bëjnë asnjë pasi vdekja e tij ishte e menjëhershme. Ne kishim një agjendë pune në Kosovë dhe nuk arritëm të bënim asnjë. U nisëm drejt Prizrenit në orën 09:00 dhe arritëm në 13:30. Në orën 14:00 ndodhi humbja e parakohshme të Ponit. Ai nuk kishte asnjë lloj shqetësimi gjatë rrugës. Ne ishim bashkë edhe me dy shokë të tjerë. Ambulanca erdhi për 10 min por megjithë ndërhyrjet nuk arritëm ta sjellim në jetë”, tregon nga Prizreni kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë, Tasim Mema për A1 Report.
ORA 22:20 NOKA:HUMBJE E MADHE PËR PD
Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ferdinand Ponit. Kjo është një “humbje e madhe për Partinë Demokratike. Poni ishte një nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt”, është shprehur Noka.
Deputeti i PD-së Noka do të shoqërojë trupin e pajetë të Ponit nga Morina drejt Tiranës. Deri në Morinë, Noka ka bërë të ditur se, trupi është shoqëruar edhe nga Prokurori i Prizrenit.
ORA 21:20, BASHA: VDEKJA E PONIT, PIKËLLIM DHE DHIMBJE
Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në një postim në Facebook është shprehur se vdekja e Ferdunand Ponit, ish-zv/ministër i Brendshëm, është pikëllim dhe dhimbje.
“Pikëllim dhe dhimbje për humbjen e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë Ferdinand Poni”, shkruan Basha.
ORA 19.00: BERISHA:VDEKJA E PONIT, ME DHIMBJE E PIKËLLIM
Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për ndarjen e parakohshme të Ferdinand Ponit sot në Prizren. Për familjen dhe miqtë kjo është një humbje e pakompensueshme ndërsa Partia Demokratike, shkruan Berisha, ka humbur një prej veprimtarëve të saj më të vendosur dhe më të aftë.
“Të dashur miq, me hidhërim të madh e pikëllim të thellë mësova lajmin e rëndë të ndarjes së papritur sot nga ne të anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetarit të grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, mikut dhe njërit prej bashkëpunëtorëve të mi ndër më të aftë, më të përkushtuar dhe më eficent, Ferdinand Ponit”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.
’Ndarja e parakohshme nga jeta e Ferdinandit, djalit, prindit dhe bashkëshortit, qytetarit, mikut shembullor, është një humbje e madhe e pakompensueshme për bashkëshorten, fëmijët, familjaret, miqtë dhe të afërmit e tij. Por sot, me ndarjen nga ne të Ferdinand Ponit, PD ka humbur njërin prej veprimtarëve më të vendosur të saj, drejtuesin e lartë, njohësin, reformatorin kompetent e të përkushtuar të qeverisjes vendore, decentralizimit e demokracisë dhe avokatin besnik e të shkëlqyer të saj dhe të Shqipërisë në forumet brenda dhe jashtë vendit”, vijon ai.
’Duke shprehur ngushëllimet më të thella, nënës se tij, bashkëshortes, djemve dhe të gjithë familjarëve, miqve, të afërmve por dhe mbarë demokrateve të Shqipërisë për këtë humbje të rëndë, le të lutemi ne së bashku që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. I lehte qofte dheu i tokës sonë për ty miku ynë!” e mbyll ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.
ORA 18.00 KASTRIOT ISLAMI: LAJM I PAPRITUR DHE I TRISHTUESHËM
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ferdinand Ponit për vdekjen e “trishtueshme” dhe në “moshë të re”.
“Lajm i papritur dhe i trishtueshëm ndarja në moshë të re. Një ekspert i veçantë dhe një zë i fuqishëm në pushtetin vendor. Me kontribute të konsiderueshme në çështjet zgjedhore. Ngushëllime familjes dhe të afërmeve. U prehtë i qetë e në paqe”, ka shkruar Kastriot Islami, deputet i PD-së.
16.30: POLICIA E PRIZRENIT: PONI KA VDEKUR NGA INFARKTI
Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha konfirmoi vdekjen për "A1 Report” duke thënë se, “kemi informacion se personi me emrin Ferdinand Poni ka ndërruar jetë. Nga informacionet që kemi, ai ka ndërruar jetë pas një infarkti në zemër.”
KUSH ISHTE FERDINAND PONI
Ferdinand Poni ka lindur 16 Mars të vitit 1965. Ai mbajtur postin e zëvendësministrit të Brendshëm në vitet 2005-2007 në peridhën e qeverisë Berisha. Poni ishte diplomuar në në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë dhe ka ndjekur disa kurse specializimi në Universitetin e Nju-Jorkut.
Prej vitit 1999 ai u angazhua në Partinë Demokratike duke mbajtur një sërë funksionesh politike, ku të fundit para zgjedhjeve të 23 qershorit ka mbajtur postin e zv/ministrit të Brendshëm.
Në perudhën 1993 deri më 1995 ka qenë ndihmës i kryeministrit për pushtetin lokal. Në 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme.
Aktualisht ishte aktivizuar në Këshillin Bashkiak, ku mbante postin e kreut të këshilltarëve të grupit të PD-së.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Biografia e Ferdinand Ponit