Ndërron jetë ish-presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviç

Ndërron jetë ish-presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviç

Milan Milutinoviç

Ish-presidenti i Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Milan Milutinoviç, ka ndërruar jetë të dielën, më 2 korrik, në moshën 81-vjeçare, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

“Ai kreu funksionet më të rëndësishme gjatë periudhës më të vështirë të historisë së Serbisë. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij”, tha Ivica Daçiç.

Milan Milutinoviç shte Sekretar i Arsimit dhe Shkencës i Serbisë (1977-1982), drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë (1983-1987), ambasador i Jugosllavisë në Greqi (1989-1995), pastaj ministër federal i punëve të jashtme (1995- 1997) dhe president i Serbisë nga dhjetori 1997 deri në dhjetor 2002.

Pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, në dhjetor 2002, ai u dorëzua në Tribunalin e Hagës, ku u akuzua për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Por më 26 shkurt 2009, ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Kujtojmë se Milutinoviç nënshkroi Marrëveshjen e Dejtonit në emër të Republika Srspka në dhjetor 1995. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 02/07/2023 20:13

    ”Ngushllime” Edvin shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë