Aktori i njohur japonez Ken TAKAKURA ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare të martën nga Limfoma, sipas mediave japoneze.

TAKAKURA, i njohur si "Clint Eastwood i Japonisë " për rolet e tij në filmat rreth Yakuza dhe aksionit vdiq në spital. Publiku i huaj e ka të njohur mirë për rolin e tij si Inspektori në filmin e Ridley Scott "Black Rain" në vitin 1989.

Si një aktor jashtëzakonisht popullor në Japoni, Ken TAKAKURA ka luajtur në më shumë se 200 filma. Përfaqësuesit e tij të imazhit kanë thënë se edhe në spital madje deri në fund kur po vdiste, ai ishte ende duke përgatitur një projekt të ri.

Ai ka fituar disa çmime, duke përfshirë këtu edhe çmimin për filmin "Railroad Man" në vitin 1999 në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Montreal. (AP)