Endacaku i cili njihej gjerësisht në Korçë dhe jo vetëm, Kozma Melçani ose siç njihej ndryshe “Komo” ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë u gjet në afërsi të Katedrales së Korçës.

Endacaku që u shndërrua në një personazh mjaft të njohur vuante nga probleme të zemrës dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Komo ishte një nga endacakët më të dashur për qytetarët e Korçës.