Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka! Ishte vlerësuar me titullin 'Artist i Popullit'

Kompozitori i njohur, Agim Krajka

Ditën e sotme ka ndërruar jetë kompozitori i njohur Agim Krajka. Kompozitori ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij Ulis Krajka. “Shpirti yt u prehtë në paqe babi ynë i dashur”, shkruan i biri në facebook

Krajka ishte nderuar me titullin ‘Artist i popullit”, ndërsa gjatë karrierës së tij u vlerësua me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. 

Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të.

Në vitin 1963 Agimi filloi studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja.

Në vitin 1964 kaloi pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale.

Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.

I.K./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 02/03/2021 08:13

    Lamtumire mjeshter!

    Përgjigju
  • Iris: 02/03/2021 02:04

    I perjetshem qofte kujtimi i te madhit z.Krajka.Nuk ka me as kompozitore te tille,as kenge si ato te kompozuara nga z.Krajka.Muzika shqiptare nuk ka per te qene me njelloj,humbi nje nga krijuesit me te mire,qe modernizoi muziken shqiptare.

    Përgjigju
  • Foni: 02/03/2021 01:02

    AGIMI NJE KOMPOZITOR I MADH DHE VIRTUOZ,,,NUK KEMI KU TI GJEJME ARTISTE TE TILLE TE KOMPLETUAR QE NA KANE DHURUAR KAQ SHUME SHPRESE DHE EMOCIONE NE KOHE TE VESHTIRA....ngushellime familjes...jam me te vertete i trishtuar....//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja për FSHF-në, a duhet të vijojë Armand Duka të drejtojë futbollin në vend?



×

Lajmi i fundit

John

Veliaj, mesazh Dukës: Askush s'mund të jetë i paprekshëm kur abuzon me fondet! Mund të jesh i famshëm si Platini dhe Blatter, por duhet të japësh llogari