Ndërron jetë në moshën 103-vjeçare, legjenda e Hollywood-it, Kirk Douglas

Ndërron jetë në moshën 103-vjeçare, legjenda e Hollywood-it, Kirk Douglas

Ndërron jetë në moshën 103 vjeçare aktori i mirënjohur i Hollywood, Kirk Douglas. Lajmi u bë me dije nga i biri i tij, Michael Douglas.

"Me trishtim të jashtëzakonshëm vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeç," shkroi ai përmes një postimi në Instagram. "Për botën ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave i cili jetoi mirë në vitet e tij të arta, një humanitar përkushtimi i të cilit ndaj drejtësisë dhe gjërave në të cilat ai besonte, është ajo çka të gjithë ne aspirojmë të bëjmë. Për mua dhe vëllezërit e mi Joeli dhe Pjetri ai ishte thjesht babi, për Katerinën, një vjehrrë i mrekullueshëm, për nipërit dhe nipërit e mbesën e tyre gjyshi i tyre i dashur, dhe gruan e tij Anne, një burrë të mrekullueshëm ".

Michael Douglas, tha se jeta e babait të tij "ishte jetuar mirë, dhe ai po lë pas si trashëgimi filma, të cilat do të durojnë edhe në  brezat që do vijnë, dhe një histori si një filantrop i njohur që punoi për të ndihmuar publikun dhe për të sjellë paqen në planet".

Legjenda e ekranit, me filmat e mirënjohur si "Spartacus", "Champion", "Paths of Glory" etj… ndërroi jetë për shkak të moshës.

Douglas ishte shumë më tepër sesa një aktor kryesor në filmat që ai luajti. Aktori ishte një titan i industrisë së argëtimit dhe një nga të fundit persona që i mbijetuan epokës së veçantë të së kaluarës së Hollivudit- për shkak të moshës së tij.

"Mos më kryqëzoni për shkak të ideve tuaja për të qenë një yll të filmit," do të shprehej aktori referuar disa kritikave të këqija që kishte marrë nga Kael, një kritike filmi. "Unë nuk e fillova këtë rrugë për të qenë ylli i filmit. E fillova të isha aktor ... Ju humbni gjurmët e qenies njerëzore pas imazhit të yllit të filmit”, shprehet ndër të tjera Douglas, fjalë këto të cilat do të linin gjurmë për këdo që ishte pjesë e kësaj industrie, por edhe më gjerë.

Fëmija i dy emigrantëve rusë dhe një yll i vetë-krijuar, Douglas luajti si aktor pas Luftës së Dytë Botërore, duke përdorur pamjen dhe atletizmin në favor të tij. Po ashtu, marrëdhënia e tij e mirë me një tjetër titan të atyre viteve, Burt Lancaster, do t’i jepte mundësinë  Douglas të bashkëpunonte në shtatë filma, duke përfshirë "Gunfight at OK Corral" dhe thrillerin politik "Seven Days in May."

Douglas, i cili kishte luajtur në skenë ndërsa rritej, ndoqi Universitetin St. Lawrence përmes një burse mundjeje, ndërsa paguante shpenzimet e tij duke punuar si kopshtar dhe portier. Ai më pas fitoi një bursë në Akademinë e Arteve Dramatike në New York dhe u transferua në Big Apple. Ndër shokët e tij të klasës ishte edhe një bukuroshe e quajtur Diana Dill, e cila më vonë do të bëhej bashkëshortja dhe nëna e dy fëmijëve të tij, Michael dhe Joel.

Douglas do të martohej me Dill në 1943, dy vite pas debutimit të tij në Broadway në 1941, ndërsa do të divcorcohej më pas në 1951.

Pasi u shkarkua nga Marina, ku shërbeu gjatë Luftës së Dytë Botërore, Douglas priste të kthehej në skenë. Sidoqoftë, kolegu i tij i vjetër Bacall e rekomandoi atë te producenti Hollywood, Hal Halis, dhe Douglas e gjeti veten në Bregun Perëndimor.

Douglas shkoi përtej asaj që një yll mund të bënte, duke hapur kompaninë e tij të filmit. Bashkëpunimi i tij me një person të talentuar si Stanley Kubrick për të sjell në skenë dy filma të suuksesshëm si: "Paths of Glory" dhe "Spartacus" do të shërbenin si trampolinë jo vetëm për të por edhe për studion filmike.

Më pas, ai luajti "Out of the Past" në 1947, të ndjekur nga "Champion," "The Bad and the Beautiful" dhe "The Vikings."

Aktori u nominua për Oskar në "Lust for Life," "Champion" dhe "Bad and the Beautiful" por që nuk fitoi. Douglas mori një Academy Awards në 1958.

Ndërsa bvazhdonte karrierën e tij artistike, Douglas gjithashtu i kushtoi kohë edhe veprave të tij të bamirsisë, ​​duke themeluar Fondacionin Douglas me gruan e tij, Anne Buydens, me të cilën u martua në vitin 1954 dhe patën dy djem, Peter dhe Eric. Ky i fundit humbi jetën nga një mbidozë e drogës në 2004.

Përmes Fondacionit, Douglas punoi për t’iu ardhur në ndihmë kauzave të tilla si: të moshuarve të abuzuar dhe të pastrehëve.

Ai pësoi një goditje në 1996, e cila do t’I dëmtonte të folurën, por që do t’i linte edhe dëme psikologjike njëkohësisht. Në një intervistë për People në 1997, Douglas do të shprehej se: "Më duhet të pranoj që, unë nuk jam aq i guximshëm sa jam në kinema. Unë jam njeri, dhe si shumë njerëz pas një goditje në tru, u përballa me depresion të rëndë”.

Autobiografia e tij e vitit 1988, "Biri i Ragman", ishte një histori klasike e Hollivudit, ku detajonte afera të ndryshme me aktore të njohura dhe hidhte dritë në disa çështje të vjetra. Siç e përshkroi Neë York Times, libri ishte "si një koleksion tregimesh që aktori ka treguar për darkë me vite të tëra".

Pas çmimeve të tij të shumta - e cila përfshinte një Oscar, një Golden Globe, një çmim Kennedy Center Honors dhe një çmim për pjesëmarrjen në Film Festival Santa Barbara - ishte edhe bërja pjesë në listën e Institutit Amerikan të Filmit për historinë e legjendave më të mëdha të filmit. Douglas ishte i 17-i në listën e burrave.

1/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm