'Fitoi' betejën me kancerin në gjoks, e humbi me tumorin në kokë! Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare mësuesja dhe këshilltarja e Bashkisë së Tiranës

'Fitoi' betejën me kancerin në gjoks, e humbi me tumorin në kokë! Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare mësuesja dhe këshilltarja e Bashkisë së Tiranës

Dorina Kuka

TIRANË- Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare "Ali Demi" dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorina Kuka, ka ndërruar jetë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të saj e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

"E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka - mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak! Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes!" shkruan Veliaj.

Dorina Kuka për dy vite rresht u operua dhe kurua për masë tumorale në gjoks. Pas betejës me tumorin në gjoks, ajo u ekzaminua me masë tumorale në kokë, duke e rënduar edhe më tepër shëndetin e saj. Kuka u nis dhe drejt Italisë për një mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur dot ta mposhtë sëmundjen e rëndë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marian Laca: 30/09/2022 06:23

    I lehte dheu. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia