Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa ka ndërruar jetë ditën e enjte në moshën 73-vjeçare.
Sheikh Khalifa ishte President i Emirateve të Bashkuara Arabe prej vitit 2004, por roli i tij ka qenë kryesisht ceremonial, që kur ai pësoi një goditje në tru në vitin 2014.
Pas vdekjes së tij, vendin si President e ka zënë vëllai i tij, Mohamed bin Zayed, sipas raportimit të BBC-së.
Përveçse ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa ishte gjithashtu sundimtar i Abu Dhabit, kryeqyteti i pasur me naftë i shtatë Emirateve që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministria e Çështjeve Presidenciale shpalli 40 ditë zie me flamuj në gjysmështizë këtë të premte, dhe pezulloi punën në sektorin publik dhe privat për tre ditët e para.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
Ndarja nga jeta e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Meta: Vlerësim për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa.
"Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Vlerësim të veçantë për rolin vendimtar dhe kontributin e Tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, ndihmës vllazërore dhe zhvillimit e përparimit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ngushëllimet më të thella Madhërisë së tij Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed, familjes, autoriteteve dhe popullit të Emirateve të Bashkuara për këtë humbje të madhe", shkruan Meta.