Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare
piktori i madh Vilson Kilica

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare<br />piktori i madh Vilson Kilica
Piktori Vilson Kilica pas vuajtjes së gjatë nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë ditën e sotme. Kilica është një ndër krijuesit më të rëndësishëm të kulturës dhe artit shqiptar, i njohur për kontributin e tij të çmuar sidomos në përiudhën e diktaturës.  

Mbas studimeve në Akademinë e Artit në Leningrad, Vilson Kilica u kthye në atdhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në kulturën dhe artin shqiptar. Krijimi i Akademisë së Arteve është i lidhur pazgjidhshmërisht me këtë emër duke qenë drejtuesi i parë i këtij institucioni. Vilson Kilica ka rolin kryesor si organizator dhe përpilues i strukturës pedagogjike.
 
Vepra e tij krijuese ruhet dhe ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe në Galerinë e Arteve Fier, në koleksionin e familjes dhe në koleksionistë privatë brenda dhe jashtë shqipërisë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndodhen 40 vepra të piktorit të viteve 1960-1989. Veprat e artist janë pjesë e linjës aktuae muzeale të GKA.​ 

Vilson Kilica përcillet sot në banesën e fundit, në orën 13:00.

Vilson Kilica

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë