TIRANE - Ilirjan Cani, bashkëshorti që vrau gruan e tij Alketa Cani, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ai nuk i ka mbijetuar dot plagëve që i shkaktoi vetes duke tentuar të vetëvritej, pasi vrau me automatik, gruan e tij.
Kështu, rihapet plaga në familjen Cani dhe dy fëmijët e çiftit, 3 dhe 12 vjeç, mbeten përfundimisht jetimë. Ilirjan Canit iu lexua në spital, masa e arrestit me burg pak ditë më pas.
Mendohet se vrasjen ai e kreu për arsye xhelozie dhe kushtesh të vështira jetese. Ai ishte i papunë, kurse bashkëshortja punonte në një dyqan edhe pse ishte me arsim të lartë.

(Në foto: Sipër lajmërimet e vdekjeve të dy bashkëshortëve Cani dhe poshtë çifti Cani).
Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com