TIRANË- Operatori Alket Metko ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

Ai ka ndërruar jetën ditën e sotme, duke lënë  një trishtim në fytyrat e njerëzve që e njihnin dhe kolegëve me të cilët ka punuar, të cilët e përshkruajnë si një njeri shumë profesionist dhe miqësor.

Metko la pas 5 fëmijët e tij, me të cilët u nda nga ta në një moshë të re, për shkak se sëmundja i mori jetën. Ai la pas edhe dhjetëra momente të fiksuara nga duart e tij të momenteve më kryesore të aktualitetit politik.

Metko ka punuar në disa Televizione në Shqipëri. 

*Report TV dhe Shqiptarja.com u shprehin ngushëllime familjarëve