Ndërron jetë presidenti i nderit i VATRËS, Agim Karagjozi

Ndërron jetë presidenti i nderit i VATRËS, Agim Karagjozi

Agim Karagjozi

Presidenti i Nderit i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, ish Kryetar për dy dekada, Inxhinier Agim Karagjozi, ka ndërruar jetë në spital në Long Island, NY. Sot është përcjellë drejt banesës së fundit.

Agim Karagjozi mbante dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, Medaljen e Artë të Shqiponjës, Ishte qytetar Nderi i Gjirokastrës dhe ishte nderuar me cmime të tjera të akorduara nga Republika e Kosovës.

Agim Karagjozi lindi në Gjirokastër, me 1 shtator 1926. Arsimin fillor e nisi në qytetin e Lindjes, ku kreu katër klasat e para ndërsa klasën e pestë e vijoi në Vlorë. Në vitet 1938 – 1944 vazhdoi shkollimin në liceun e Korçës, në gjimnazin e Gjirokastrës dhe në gjimnazin e Tiranës. Edhe pse i ri u përfshi në Luftën e Dytë Botërore, ku u bë pjesë e Ballit Kombëtar, dhe u aktivizua me Rininë e Ballit, kryesisht në sektorin e propagandës, por mori pjesë në luftë edhe me armë në dorë, duke shkuar deri në Kosovë.

Tipari më i qenësishëm i tij ishte lidhja e thellë shpirtërore me identitetin kombëtar shqiptar dhe vullenti për të bërë detyrën ndaj atdheut, duke marrë pjesë në çdo veprimtari në shërbim të realizimit të aspiratave të drejta të popullit shqiptar, kudo që ka qenë – në Shqipëri, Itali, Turqi, Amerkë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen