Ndërron jetë publicisti dhe
gazetari i njohur Guro Zeneli
Është ndarë nga jeta ditën e sotme rreth orës 12:31 gazetari i njohur shqiptar Guro Zeneli.
Është ndarë nga jeta ditën e sotme rreth orës 12:31 gazetari i njohur shqiptar Guro Zeneli.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur miku i tij i cili e ka shpërndarë në rrjetet sociale, gazetari Albert Zholli. Guro Zeneli njihet si ish-sekretari i përhershëm i Adil Çarçanit, si dhe mjeshtri i fjalimeve të kryetarëve të kuvendit.
Miku i tij gazetari Albert Zholi në rrjetet sociale shkruan:
“Humbje E MADHE...! Ndërron jetë GURO ZENELI, një prej gazetarëve, publicistëve dhe intelektualëve më në zë për vendin. Njeri korrekt, serioz, vizionar dhe shumë patriot. Lamtumirë miku i gazetarëve shqiptarë!”.
(Postimi i Albert Zholit)
Kush ishte Guro Zeneli
Lindi në Fterrë, ku kreu arsimin fillor. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Kuç. Shkollën e mesme pedagogjike e përfundoi në Tiranë. Në vitet 1960-1964 përfundon studimet në UT në degët Gjuhë e Letërsi Shqipe dhe Pedagogji e Psikologji.
Për shumë vite ka punuar si mësues dhe si pedagog i jashtëm në shkollat e larta, si drejtues rinie në rrethin e Vlorës, ka qene drejtor i shtëpisë së kulturës në Sarandë dhe në vitet 1982-1988 ka punuar në administratën e lartë të shtetit, pranë Presidentit të Shqipërisë. Për rreth 18 vjet ka punuar e drejtuar në shtypin lokal dhe atë qendror. Veç kësaj, është shquar si bashkëpunëtor në shtypin e përditshem e periodik dhe në radjo e television. Është autor i disa skenarëve për dokumentarë televizivë.
Në vitin 1978 nxori në dritë librin humoristik “Pa mua rrethi ngec në vend”. Në vitin 2004 botoi librin “Ne të lam, po Ti s’na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne…”, kushtuar Fterrës, po dhe më gjerë, ku janë përmbledhur memorje, skica, meditime, mënçuri, portrete, intervista, reportazhe e kumtime kushtuar fshatit të lindjes e bijeve të tij.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28