Philip Roth, një prej autorëve më të mëdhenj amerikanë, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Dy vitet e fundit Roth ka qenë një nga emrat më të lakuar në krye të listës së Nobelit, ndërsa ka arritur të fitojë çmimin Pulitzer, Çmimin e Librit Kombëtar “The Man Booker” e të tjera, krijimtaria e romancierit amerikan u frymëzua nga jeta e familjes hebreje, seksi dhe idealet amerikane.

Philip Roth është autor i mëse 30 librave, ku përfshihen edhe esetë “Ankesa e Portnoit”, “U Martova me një komunist” dhe “Letra e peshkopit amerikan”, për të cilin fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1997. Ai është gjithashtu autor i shënimeve biografike “Trashëgimia”, që trajtojnë marrëdhënien e tij të ndërlikuar me të atin dhe që u shpërblye me çmimin e Rrethit Kombëtar të Kritikëve të Librit. Një mik i ngushtë i autorit ka rrëfyer për mediat amerikane se Roth ishte ndarë nga jeta për shkak të një problemi në zemër. Libri i tij më i fundit “Nemesi” është publikuar në vitin 2010.  Rroth ka lindur në Newark, New Jersey. Ai ishte biri i Bessie Finkel dhe Herman Roth, të cilët ishin edhe vetë fëmijë emigrantësh që ruanin gjuhën hebreje dhe kishin ardhur nga Europa Lindore. Babai i tij ka punuar si agjent dhe më vonë drejtues i zyrës për Metropolitan Life Insurance Company. Philip kujtonte se si kur ishte një fëmijë i vogël kishte dëgjuar zërat e Hitlerit dhe Atit Charles Coughlin, priftit katolik romak, predikimet e të cilit denonconin komunizmin dhe fituan një audiencë të madhe në mbarë vendin. Familja Roth përkrahëse e partisë demokrate amerikane, jetonte në një botë të rrethuarv nga kultuar dhe tradita hebreje në New Jersey.