Ndërron jetë violinisti Ibrahim
Madhi, Rama: Iku pa zhurmë

Ndërron jetë violinisti Ibrahim<br />Madhi, Rama: Iku pa zhurmë
TIRANË- Ka ndërruar jetë violinisti i njohur, Ibrahim Madhi në moshën 68-vjeçare, sot rreth orës 14:00. Mësohet se violinisti Madhi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka ushtruar edhe profesionin e profesorit në Universitetin e Arteve në Tiranë. Profesor Ibrahim Madhi ka qenë ish-drejtues i Universitetit të Arteve dhe ish-deputet ne Kuvendin Popullor. Me një karrierë 50-vjeçare, ai është nderuar me çmimin “Artist i Popullit” në vitin 1999. 

Rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj pohon se, “Homazhet do të bëhen nesër në Universitetin e Arteve nga ora 12.00 deri në orën 13.00 paradite."

RAMA: VIOLINIST VIRTOZ, IKU PA ZHURMË

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar violinistin Ibrahim Madhi si një mik dhe vilolinist virtuoz që pas muzikën pa zhurmë, ashtu siç ishte edhe vdekja e tij “ iku pa zhurmë”. 

“Ibrahim Madhi, mik i mirë kohësh të vjetra, violinist e pijetar virtuoz iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë”, është shprehur Raman në faqen e e tij në Facebook, menjëherë pasi u publik lajmi i ndarjes nga jeta të vilonistit Madhi. 

Ibrahim Madhi ka lindur në Elbasan më 25 nëntor të vitit 1945. Është diplomuar për vionlinë në Konservatorin e Tiranës në vitin 1968.
 
Fillmisht ka nisur veprimtarinë artistike si solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës dhe më pas më pas në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane