Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shfaqur solidaritetin në lidhje me gjendjen e Australisë.
Në rrokaqiellin më të gjatë në botë është shfaqur pamja e një koale, një ndër gjallesat karakteristike në kontinentin-ishull.
“Burj Khalifa” në Dubai, ndërtesa më e lartë në botë solli një shfaqje kushtuar Australisë së përkulur nga zjarret e shumta.

“MatesHelpMates” shkruhej në pamje bashkë me një koalë të madhe të shfaqur në 163 katet e rrokaqiellit.
Më pas shkrimet u bëjnë thirrje të gjithëve për të ndihmuar Australinë.
Kujtojmë që edhe në fasadën e 'Sidney Opera House' u shfaqën pamje të zjarrfikësve dhe kafshëve të djeguar në Australi me synim solidarizimin e të gjithëve për të kontribuar për vendin e rrallë.
/Shqiptarja.com
Komente

