Ndërthurje e muzikës klasike dhe rrokut në Lecce, TKOB ‘mbërthen’ publikun italian! Orkestruesit në Report Tv: E magjishme, publiku na donte

Ndihemi të mrekulluar kur dëgjojmë tingujt e muzikës klasike, qoftë në sallat e mëdhaja të Operës, por edhe nëpërmjet telefonit, muzika klasike ka gjithnjë fuqinë të sjellë entuziazmin e artit të vërtetë. E tillë ishte edhe performanca magjike e tingujve të violinës me një gërshetim të muzikës rrok, por kësaj radhe, unike ishte pjesëmarrja e Teatrit të Operës dhe Barletit nga Shqipëria në bashkëpunim me dy artistët italianë, koncert i mbajtur në Lecce.

Të ftuar në panelin e Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, ishin dy orkestruesit e TKOB, Hilda Çekani dhe Gëzim Bulçari të cilët folën për eksperiencën e tyre dhe për artin e muzikës klasike në tërësi, pritshmëritë, sfidat por edhe vështirësitë në fushën që ata ushtrojnë.

“Bëmë tre ditë prova. Me Aleksandrin bëmë edhe këtu, ndërsa Massimo është pak më i rrepte. Është kënaqësi shumë e madhe të luash me ta por edhe ata u kënaqën. Shpresoj të luhet edhe në Tiranë, ishte një koncert i magjishëm.”- tha Hilda Çekani.

Për Hildën, dhurata më e bukur e performancës ishte afrimiteti dhe ngrohtësia e publikut, të cilët i njohën e i përshëndetën në rrugët e Lecces, teksa shëtisnin. Për orkestruesen, ishte kjo ndjesia e bukur që të mbushte me krenari.

“Bashkëpunimi dhe gjetja e harmonisë mes dy mënyrave harmonike të lojës, ishte për ne shumë e veçantë dhe e bukur. Publiku ishte mësuar me këtë, për ne ishte nder të performonim si orkestra e TKOB.

Ne shëtitëm dhe pak në Lecce dhe njerëzit na njohën, u mbushëm me krenari.”- tha më tej Hilda.

Ndërsa Gëzim Bulçari ka folur edhe për koncertet e ardhshme ndërsa është shprehur edhe për vështirësitë e profesionit. Ai është shprehur madje paksa ndryshe nga çfarë perceptohet për audiencën e vendit tonë në koncerte të këtij lloji duke thënë se sallat janë plot.

"Ne kemi koncertin e radhës të shtunën me një soprano italiane. Ditën e shtunë rreth orës 19:00 dhe pjesa tjetër me Vikena Kamenicën.

Kjo është një ndërthurje shumë e bukur.

E vështirë është sepse profesioni ynë është që në moshë të vogël. Duhet të nisë nga mosha 5-6 vjeç. E kuptoni vetë mundin. I miri e gjen një vend, pa diskutim që këtu del, është shtuar një orkestër e tretë, ‘Forcat e Armatosura’. Mundësi ka, por është edhe e vështirë.

Publiku ka interes, ka qenë çdo shfaqje plot.”- tha Bulçari.

Më tej, artisti i ftoi të gjithë të rinjtë të vinin në Opera.

“I ftoj të gjithë të vijnë në Opera. Por edhe kompozitorët e rinj. Dhe, e shoh pak të ndrydhur, nuk është se ka shumë.  Megjithatë, kemi dy tre të rinj për pjesën e të shkruarit e kanë me shumë dëshirë. Por vështirë për konkurrencë, është e vakët.”- përfundoi ai.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari