Rreth 24 orë pas bërjes publike të nismës së Ministrisë së Brendshme për ndërtimet pa leje në vend, kanë ardhur edhe goditjet e para ku janë proceduar penalisht 39 persona.
Sipas policisë, gjatë ditës së sotme, në kuadër të masave për goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, kanë evidentuar 39 raste të ndërtimeve të paligjshme duke proceduar penalisht 39 persona, nga të cilët 4 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 1 është ndaluar dhe 33 persona janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa 1 person tjetër është shpallur në kërkim.
Në Durrës janë proceduar 8 persona për ndërtime të paligjshme, ndërsa 2 raste të tjera janë shënuar në Sarandë dhe po kaq raste edhe në Shkodër
Ndërkohë po sot, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur aksionin për prishjen e një ndërtimit pa leje në rrugën e Elbasanit, të një objekti 3 katësh, ndërtuar përbri rrugës. Vila 3 katëshe që u shemb ishte ndërtuar pa leje teksa kreu i INUK Zyhdi Dajti u shpreh se pronarët e ndërtesës nuk kundërshtuan shembjen.
Policia e Shtetit ka shprehur vendomërinë për goditjen e krimit mjedisor dhe ndërtimeve të paligjshme, duke vendosur para drejtësisë të gjithë ato persona që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Durrës, procedohen në gjendje të lirë 8 persona
Në Durrrës, policia ka marrë 8 sinjalizime nga qytetarët për ndërtime pa leje, dhe i ka shoqëruar në polici, për zaptimin e hapsirave publike. Konkretisht nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 persona dhe nga Komisariati i Policisë Shijak 3 të tjerë.
Kështu janë proceduar në gjendje të lirë:
1.F.S., 51 vjec, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar rreth orës 10.30 rezultoi se kishte ndërtuar një mur rrethues me gjatësi 33 m në banesën e tij në lagjen Nr 15 Durrës, pa leje të organeve kompetente.
2.F.M., 59 vjec, banues në Durrës, i cili gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet rezultoi se kishte ndërtuar pa leje katin e dytë të banesës e tij në lagjen Nr 8 Durrës.
3.J.M., 53 vjec, banues në Durrës, i cili rezultoi se kishte ndërtuar pa leje një mur rrethues para banesës së tij në lagjen Nr 3 Durrës.
4.K.E., 53 vjec, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar rreth orës 16.00 rezultoi se po vijonte një ndërtesë 1-katëshe (magazine) në lagjen Nr 15 Durrës pa leje. 5.A.Gj., 43 vjec, banor i fshatit Shënavlash, i cili po kryente ndërtim të paligjshëm banese.
Nga ana tjetër, komisariati i policisë Shijak ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
1.B.E., 30 vjec, banues në Rrotull, sepse nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në tokën e tij në fshatin Rrotull po ndërtonte një shtëpi banimi pa qenë i pajisur me lejen përkatëse.
2.L.P., 49 vjec, banues në Shkafane, sepse rezultoi se në këtë fshat po ndërtonte një shtëpi banimi pa qenë i pajisur me leje të organeve kompetente, në tokë shtetërore. 3.M.Gj., 49 vjec, banues në Tiranë, sepse nga kontrolli i ushtruar rreth orës 11.00 rezultoi se në tokën e tij tek Gjiri i Lalëzit po ndërtonte një mur betoni, pa qenë më parë i pajisur me leje të organeve kompetente.
Për të gjitha këto raste materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ndërtim i paligjshëm.
Sarandë dhe Shkodër, procedohen 4 persona për ndërimet pa leje
Ndërsa në Sarandë dhe Shkodër janë shoqëruar 4 persona në komisarit me të njëjtat akuza. Konkretisht në Sarandë janë zbuluar dy raste të ndërtimeve pa leje:
1. Ferit Qendro, 48 vjeç, banues në Sarandë është arrestuar nga uniformat blu i tij u krye në fshatin Gajdar pasi ishte duke ndertuar pa leje një objekt (magazinë me profile metalike) në tokë në pronësi te tij.
2. Aleksandër Bashkim Lukaj, 33 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë u arrestua pasi po ndërtonte një objekt pa leje, në tokë publike, në Ksamil.
Në njoftimin për shtyp tëpolicisë mësohet se të dy shtetasit janë kapur në flagrancë dhe për të dyja rastet është vendosur edhe sekuestro e objekteve të paligshme si dhe materialet procedurale i’u dërguan Prokurorisë për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm".
Ndërkaq edhe në Shkodër, drejtori i policisë, Shaban Nexhi, njoftoi se janë zbuluar dhe ka nisur procedimi penal ndaj dy personave për ndërtimet e paligjshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com