Ndërtimet pa leje/ Alibeaj: Organet e drejtësisë të thërrasin në darkë Gazment Bardhin dhe Dashnor Sulën për denoncimet

 

Në fjalën e tij para Kuvendit, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj kërkoi që të nisin hetimet nga organet e drejtësisë për të gjitha akuzat e Gazment Bardhit dhe Dashnor Sulës. Ishte Bardhi që akuzoi Ramën se është marrë leje për ndërtimin e 37 kateve dhe 5 kateve nëntokë, por kësaj ndërtese i janë shtuar 5 kate pa leje.

"Drejtësia sot nuk flet, vetëm belbëzon dhe jemi në udhëkryq të madh. Ne duhet ta mbështesim, jo thjesht nga foltorja duke thënë fjalë të bukura, por me një gjë të thjeshtë. Ne, politika duhet të japë aktin e vet, shembullin. Cili është? Bëni vettingun në politikë. Kush del sot këtu, të pranojë ta bëjë këtë gjë si një akt politik njerëzor moral që pranon që drejtësia të veprojë dhe pasi drejtësia të veprojë, të heshtë.  KLP vijon me delegimin e prokurorëve andej këndej, një situatë pse u bë reforma në drejtësi.

Që sot, uroj që prokurori i përgjithshëm, KLP, KLGJ, drejtuesi i SPAK, ikën nga kjo sallë sepse sot në darkë pres të thërrasin Gazment Bardhin dhe Dashnor Sulën për denoncimet me prova. SPAK të nisë hetimet për pastrimin e parave, naftën dhe veprimtarinë pa leje e të tregojë të gjithë të dyshuarit që nga Edi Rama deri tek ministrat. Sot e ka radhën drejtësia, ne të tjerët duhet të heshtim pasi ajo të flasë", tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë