SHKODER - Me një garanci prej 50 mijë euro, biznesmeni Sait Fishta i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në Velipojë, lë qelinë e paraburgimit për tu hetuar në gjendje të lirë. Në një seancë maratonë prej 4 orësh, Gjykata e Shkodrës vendosi të lë të lirë ndërtuesin që u arrestua në Tiranë në 7 shkurt të këtij viti, pas garancisë pasurore të vendosur nga ana e tij.
Gjykatësja Arta Llazari e cilësoi të ligjshëm ndalimin e biznesmenit Fishta dhe caktoi masën e sigurisë atë të “garancisë pasurore me 50 mijë euro” duke e lënë te lirë.
Fishta, përmes avokatit të tij pretendoi se pallatet janë me leje të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, në kohën kur drejtohej nga kryeministri Sali Berisha. Por akuza e prokurorisë është se firma e Berishës në lejen e KKRT-së është e falsifikuar.
Avokati Elion Hila deklaroi se mbrojtja do ta apelojë këtë vendim, duke e cilësuar sulm ndaj biznesit për një vepër penale që nuk qëndron. Sipas avokatit nuk ka asnjë shkelje në ndërtimet e biznesmenit Fishta. Ai shtoi se Fishta me të marrë informacionin se prokuroria kishte vendosur për ta arrestuar, është kthyer nga jashtë për t'iu dorëzuar organeve të drejtësisë. Me të mbërritur në Tiranë është vetëdorëzuar pranë forcave "Shqiponja".
Prokuroria vendosi masën e sekuestros për 9 pallate në Velipojë të ndërtuara nga Sait Fishta, me akuzën se ato janë pa leje. Gjatë seancës së vlerësimit të masës prokurori Saimir Bahiti ka kërkuar nga togat e zeza që ta vlerësojnë të ligjshëm ndalimin dhe të caktojnë ndaj biznesmenit Fishta masën e Sigurisë atë të "arrestit me burg".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO