Ndërtimet pa leje/ Rama kritika opozitës: Shkojnë në GJK për të rrëzuar vendimin e qeverisë që lejon konfiskimet e paligjshme

Ndërtimet pa leje/ Rama kritika opozitës: Shkojnë në GJK për të rrëzuar vendimin e qeverisë që lejon konfiskimet e paligjshme

1666174242_WATERMARKREPORTtv.00304716.Still016.jpg

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër foli edhe për ndërtimet pa leje. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha se ata që kanë frymëzuar ndërtimet pa leje po ata kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për të rrëzuar konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ja dhënë njerëzve dhe shtetit metrat katrorë pa leje.

“Për Rilindjen urbane thoshin fasada , fasada. Por jo, por kujt t’ja thuash atyre që akoma sot nuk heqin dorë nga ideja që kanë frymëzuar ndërtime pa leje apo atyre që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, parti politike që do të marrë pushtetin, për të rrëzuar vendimin e qeverisë, për të rrëzuar konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ja dhënë njerëzve dhe shtetit të gjithë metrat katrorë të ndërtuar pa leje. Këta që më akuzojnë mua që mbështesim oligarkë që i kemi ne , i kam unë kullat që do tu merret çdo metër katror e hotel që i kanë bërë  pa leje, këta shkojnë në GJK për ta rrëzuar. Imagjinoni çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi, kaq të rëndësishëm e kaq domethënës për të mos lejuar më , jo të bëjnë apartamente e dyqane pa leje në kulla e pallate, por të mos bëjnë më asnjë shtesë në shtëpi tradicionale”, tha kryeministri Edi Rama.

Duke e cilësuar nga vendimet më të mira, Rama nuk nguroi t’i kthente përgjigje atyre që janë kundër konfiskimit të ndërtimeve pa leje.

“Imagjino parti politike që do të marrë pushtetin, shkon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ia dhënë njerëzve dhe shtetit të të gjitha metrave katrorë të ndërtuara pa leje. Imagjinojeni tani se çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi kaq të rëndësishëm, kaq domethënës dhe kaq përfundimtar për të mos lejuar më jo të bëjnë apartamente e të bëjnë dyqane pa leje nëpër kulla e nëpër palate”


Lajmi kryesor:

Rama kritika BE: S’mund të na thoni se amnistia fiskale është për krimin! Emigrantët që punojnë ditë e natë janë kriminelë?


M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie