Rama kritika BE: S’mund të na thoni se amnistia fiskale është për krimin! Emigrantët që punojnë ditë e natë janë kriminelë?

Edi Rama nuk tërhiqet nga amnistia fiskale. Nga Gjirokastra, i është përgjigjur kritikave të BE duke thënë se nuk janë për krimin dhe i ngre pyetjen se kush e shpiku punën në të zezë. “Emigrantët që punojnë ditë e natë janë kriminelë?” është pyetja që ngriti Rama pasi qeveria ndërmori nismën ligjore që të gjithë emigrantët shqiptarë që janë rezidentë në Shqipëri të vetëdeklarojnë deri në 2 milionë euro pasuri të luajtshme.

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe fjalimit të tij në KiE, ku tha se fakti që disa përfaqësues refuzuan të ishin pjesë e darkës që kishte organizuar Shqipëria, tregonte fare qartë që nuk iu ka ardhur mirë. "Ishte një turp, që o ta mbajnë o ta lënë, ne nuk e mbajmë më”, tha Rama.

Teksa prej ditësh vijon protesta e pedagogëve, të cilët kanë një listë me 9 kërkesa drejt qeverisë, Rama i ironizon duke thënë se drejtohen nga një anëtar i SHIK-ut, duke iu referuar Sandër Kovacit. Në fjalën e tij i bën të qartë se nuk do të kenë më rritje page por i sugjeron të marrin leksione nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi se si merren fonde me projekte. Në këtë mënyrë, sipas Ramës, do të kenë mundësi të përdorin pagën vetëm për shpenzime të vogla.

Gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër, Rama foli edhe për ndërtimet pa leje duke i bërë kritika opozitës se shkojnë në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë që lejon konfiskimet e paligjshme. Për këtë ka reaguar Gazment Bardhi duke i thënë Ramës se po favorizon oligarkët ndërsa shtoi se kanë kërkuar shfuqizim që legalizon pa ligj katet shtesë.

Duke u ndalur tek kriza energjetike, Ramës nuk i ka pëlqyer aspak cfarë ka parë në muzeumet në Gjirokastër. Kryeministri u shpreh se nuk kanë pse të qëndrojnë dritat hapur gjatë ditës ndërsa për këtë, personat që merren me administrimin i kishin thënë se e kanë bërë për ta nderuar.

“Po më nderoni mua duke bërë të kundërtën e asaj që them unë. Nuk mund të rrimë me drita hapur dhe dreqi e mori nuk mund të bëhet kjo bisedë në Gjirokastër”, tha Rama.

Nuk la jashtë vëmendjes edhe pensionistët, për të cilët tha se i dridhet zemra sa herë i përmend pasi nuk mund t’i japë atë që meritojnë por premtoi se do të jenë bonusin e fundvitit, sido që të jetë situata nga lufta në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:43
Mesazhi i Ramës për të rinjtë: Suksesi nuk vjen nga celulari, aty del Kim Kardashian! Investoni në ndonjë tokë të rrënuar

1666178429_Screenshot4.jpg

Kryeministri Edi Rama ka theksuar nga Gjirokastra se nuk mund të ndalë të rinjtë që të largohen nga Shqipëria. Teksa i thotë se suksesi nuk vjen vetëm nga celulari ku shfaqet Kim Kardashian, i sugjeron që të investojnë në ndonjë tokë që e kanë trashëgimi pasi do të kenë fluks turistësh.

“Kush do ta bëjë, e bën por do më shumë këmbëngulje e durim se nuk të vjen puna e suksesi tek celulari. Aty të vjen Kim Kardashian. Duke e parë Kimin mendon se po ike atje, do takosh Kimin. Të gjithë njerëzit kanë të drejtën të provojnë çfarë dëshirojnë se nuk jemi më në bunkerin e gjirokastritit. Kush e ka një copë tokë apo një shtëpi qoftë dhe të rrënuar, ta investojë se do e shohë se do i vijnë atje turistët e vizitorët’, tha Rama.

Ora 13:41
Rama-Golemit: Merri këta pedagogët e Foltores dhe mësoji si të marrin fonde me projekte! Rrogën ta përdorin për shpenzime të vogla

 

Kryeministri Edi Rama ka treguar bisedën me kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili i ka bërë të qartë se do ta cojë për të parë vetëm teatrin që e kanë bërë donatorët. Në këtë mënyrë i kishte kërkuar fonde për pallatin e Sportit.

Rama e krahasoi me Përmetin se këta marrin më shumë fonde. Sa i përket pedagogëve që protestojnë, Rama i kërkon që Golemi t’i marrë e t’i mësojë se si të merren me fonde që rrogën ta përdorin vetëm për shpenzime të vogla.

“Ka doktorë që janë të mirë kur marrin votat pastaj ngelen kurse doktori juaj këtu është gjirokastrit në kuptimin e mirë të fjalës. Më fal tha se të jam qepur. Këtë këmishën e ke parë nga unë, por nuk të shkon. Ose jo, e ke lënë jashtë se të është rritur barku pak. Duhet ta përgëzoj sic bëra me Almën dje në Përmet. Ti the ju keni më shumë bletë, por puna është se ata janë më të organizuar. Keni më shumë mjaltë, por ata janë më të organizuar. Marrin më shumë fonde. Ju mjaltin e bëni dhe e mbani fshehurazi. Jo aq sa Alma por më shumë se të tjerët, bashkia e Gjirokastrës janë shembull për të marrë fonde. Do t'i lë amanet pedagogët e foltores, thuaj hajde t’ju mësoj si merren fonde me projekte që rrogën ta keni për shpenzime të vogla.Më tha dje, te pallati i Sportit nuk të coj dot, e ke lënë ti keq. Tek teatri që e kam rregulluar me donatorët tha hajde. Më tha po deshe të vish te pallati i Sportit, më jep lekët. Fondin e pallatit të Sportit do e marrë menjëherë se ekipet kur të bëjnë ndeshjet e ekipit të qarkut me ata të Tërmetit, t’i bëjnë në pallat sporti. Bëj kujdes arbitrin kur të luash me Tepelenën”, tha Rama.

Ora 13:22
Rama-BE: S’mund të na thoni që amnisti fiskale se është për krimin! Emigrantët që punojnë ditë e natë janë kriminelë?

 

Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur që nuk tërhiqet nga amnistia fiskale, teksa ka pasur kritika për BE.

“Nuk mund të na thonë ju nuk bëni amnisti fiskale se është për krimin, pse ato emigrantët që i keni, janë kriminel, sa kanë punuar në të zezë, sa kohë kanë mbledhur para që kanë fjetur në pemë, duke punuar ditë natë. Po punën në zezë kush e ka shpikur, punën e tyre në të zezë nuk e lelelizojnë, paratë e tyre nuk e legalizojnë se janë kriminale”, tha Rama.

Ora 13:18
Fjalimi në KiE, Rama: S’do iu ndahem atyre! Fakti që s’erdhën në darkë, tregon që s’iu erdhi mirë! Turpin o ta mbajnë o ta lënë

 

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer fjalimit të tij në KiE, ku tha se fakti që refuzuan të ishin pjesë e darkës që kishte organizuar Shqipëria, tregonte faqe qartë që nuk iu ka ardhur mirë nga ai fjalim.

“Unë nuk iu ndahem atyre deri në fund, nuk e di a do e arrijmë atë që duhet. Për mua ishte si nota në provim, kur tha që nuk vijnë në darkë, pot ë vinin në darkë dhe ta kalonin bukur, tregon që nuk i bënte pështypje, ai ishte një turp, që o ta mbajnë o ta lënë, ne nuk e mbajmë më”, tha Rama.

Ora 13:06
Rama: Më dridhet zemra kur flas për pensionistët! Luftë apo jo, do e marrin bonusin e fundvitit

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për pensionistët duke thënë se nuk do të arrijë t’i japë atë që meritojnë por do të bëjë gjithçka që të marrin bonusin e fundvitit, sido që të jetë situata me krizën.

“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin. Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, tha Rama.

Ora 12:53
Kritikat e Ramës: Në muzeume ishin dritat hapur, më thanë se e bënë për të më nderuar! Dreqi e mori, s'bëhet kjo bisedë në Gjirokastër

1666175481_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar administratorët e muzeve që mbajnë dritat ndezur gjatë ditës në një kohë kur të gjithë po përballen me krizë energjetike. Nga Gjirokastra u shpreh se nuk duhet të bëhen këto diskutime, të paktën jo në këtë qytet. 

“Familjet nuk është se kanë të ardhura aq të mjaftueshme. Ne duhet të rrisim pagat më shumë dhe do të bëjmë çmos por nuk mund të rrisim pagat aq sa të mbetemi pastaj pa paga fare se është njësoj si në shtëpi të konsumosh më tepër sesa ke mundësi dhe në fund përfundon që duhet të shesësh dhe shtëpinë. Sasinë kryesore të mbështetjes kemi preferuar ta vëmë tek mbulimi i çmimit të energjisë. Sot në të dy muzeumet dritat ishin hapur. Këtu ishin dritat hapur. Nuk mund të rrimë me drita hapur dritën, e bëjmë për ty më thanë, për të nderuar ty. Po më nderoni mua duke bërë të kundërtën e asaj që them unë. Nuk mund të rrimë me drita hapur dhe dreqi e mori nuk mund të bëhet kjo bisedë në Gjirokastër”, tha Rama.

Ora 12:22
Ndërtimet pa leje/ Rama kritika opozitës: Shkojnë në GJK për të rrëzuar vendimin e qeverisë që lejon konfiskimet e paligjshme

1666174242_WATERMARKREPORTtv.00304716.Still016.jpg

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër foli edhe për ndërtimet pa leje. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha se ata që kanë frymëzuar ndërtimet pa leje po ata kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për të rrëzuar konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ja dhënë njerëzve dhe shtetit metrat katrorë pa leje.

“Për Rilindjen urbane thoshin fasada , fasada. Por jo, por kujt t’ja thuash atyre që akoma sot nuk heqin dorë nga ideja që kanë frymëzuar ndërtime pa leje apo atyre që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, parti politike që do të marrë pushtetin, për të rrëzuar vendimin e qeverisë, për të rrëzuar konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ja dhënë njerëzve dhe shtetit të gjithë metrat katrorë të ndërtuar pa leje. Këta që më akuzojnë mua që mbështesim oligarkë që i kemi ne , i kam unë kullat që do tu merret çdo metër katror e hotel që i kanë bërë  pa leje, këta shkojnë në GJK për ta rrëzuar. Imagjinoni çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi, kaq të rëndësishëm e kaq domethënës për të mos lejuar më , jo të bëjnë apartamente e dyqane pa leje në kulla e pallate, por të mos bëjnë më asnjë shtesë në shtëpi tradicionale”, tha kryeministri Edi Rama.

Duke e cilësuar nga vendimet më të mira, Rama nuk nguroi t’i kthente përgjigje atyre që janë kundër konfiskimit të ndërtimeve pa leje.

“Imagjino parti politike që do të marrë pushtetin, shkon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ia dhënë njerëzve dhe shtetit të të gjitha metrave katrorë të ndërtuara pa leje. Imagjinojeni tani se çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi kaq të rëndësishëm, kaq domethënës dhe kaq përfundimtar për të mos lejuar më jo të bëjnë apartamente e të bëjnë dyqane pa leje nëpër kulla e nëpër palate”

Ora 11:26
‘Më thonin ç’bën të gjithë po ikin?!’ Emigranti i kthyer për të punuar në Gjirokastër: Bleva tokë në fshat, aktualisht fitoj dyfish më shumë

 

Një sipërmarrës në fushën e turizmit në Gjirokastër, gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama ka ndarë eksperiencën e tij pasi është rikthyer nga emigracioni për investuar në vendin e tij. Marseli, tha se kishte blerë një tokë në fshat, e kishte investuar në vreshtari dhe pak vite më vonë kishte hapur edhe një agroturizëm me gatime të zonës. Ai u shpreh se sot merr dyfishin e asaj që merrte në emigracion, ndërsa synon ta çojë 5 fish të ardhurat.

Qytetari: Të gjithë ikin, më thanë t’i ç’bën u çmende. Një djalë ish-oficeri i lindur në qytet bleve një tokë në fshat. Atë tokë e ktheva në vreshtari dhe para 4 vitesh vendosa të hapim për njerëzit atë se çfarë ne prodhojmë dhe gatuajmë. Çdo gjë që prodhon Shqipëria. Nuk ishte e lehtë ishte shumë e vështirë. Këtu mbase jam unë i gabuar sukses quhet po punove në shtet. Shteti ka një kapacitet 5 veta. Përveç punë në shtet ka dhe shumë gjëra të tjera. Atje ku kam punuar kam pasur fatin të njoh njerëz të gjitha kategorive dhe nuk e kishin problem të ecnin me rroba puna, këtu në 2022 kanë turp të kolojnë me rroba pune. Ka shumë gjëra që të ofron Shqipëria Aktualisht sot fitoj dyfish, vetëm më punë dhe tentoj që ta bëj 5 fish me shumë punë.

Rama: Nëse merren me punë në emigracion në daç të bardhë në daç të zezë. Nuk i merr kurrë paratë që merr të vish këtu dhe të marrësh paratë që merr Marseli. Janë shumë pak krahasimisht me sa duhet të jenë, kudo në Shqipëri agroturizmi ka një cilësua shumë të thjeshtë. Jam i sigurt që do thonë ja qenka patronazhist, por as nuk ju njoh fare.

Ora 10:48
Rama: Paga minimale 40 mijë lekë do të rritet më shpejt seç ishte parashikuar

 

Kryeministri Edi Rama, nga Gjirokastra u shpreh se paga minimale do të rritet deri në 40 mijë lekë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Rama: Qeveria nuk do të lejojë që kriza e energjisë të shfaqet në faturën e energjisë. Pavarësisht se ne kemi vendosur fashën 800 kë/h, mbi këtë shifër janë një numër i vogël, duke parë që kishim një mundësinë nuk e lamë atë mundësi të fusnim duart në arkën e familjes., po shohim nëse kemi mundësi që të mos e vëmë në zbatim edhe për nëntorin, duhen reshje dhe kursim. Nuk duhen dëgjuar hienën e darkave të rublave.

Përmbushim 75 % të nevojave, 25 % importohet ndaj po investojmë. Po punojmë edhe për TEC e Vlorës që më në fund do vihet në punë. Kriza erdhi pa na pyetur. Ne do bëjmë çmos që edhe rritjen e çmimeve ta përballojmë së bashku duke vendosur më shumë financa në si pozicion të njerëzve, kemi indeksuar dy herë pensionet dhe 15 % pensionet. Jemi mbrapa me rritjen e pagave, por po punojmë në këtë drejtim, është koha që edhe ju të paguani më shumë punonjësit qe t’i keni këtu, të kthehen nga Greqia. Paga minimale 400 mije lekë do arrijë më shpejt sesa ishte parashikuar Brenda mandatit. Në buxhetin e 2023 kemi vendosur një financim të veçantë, do kemi buxhet dyfish.

Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë. Duhet të rrisim të gjitha pagat e punonjësve të shtetit. Nuk kemi një paketë tjetër, por kemi bërë një rritje të qendrueshme. Në buxhetin e 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar situatën. Do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013.

Ora 10:34
Kriza energjetike, Rama: Basti i Putinit është rrëzimi i Perëndimit nga dimri

Kryeministri Edi Rama në Gjirokastër, u ndal tek kriza energjetike që kë prekur gjithë botën. Sipas Ramës, Putin ka si qëllim rrëzimin e Perëndimit nga dimri, sepse Europës i janë kufizuar burimet e energjisë, ndërsa paralajmëroi se do të jetë një dimër i vështirë.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek rritja çmimit të energjisë elektrike, ku tha se qeveria do të bëhet mburojë që qytetarët të mos ndjejnë në faturë rritjen e çmimit të energjisë. Sa i përket vendosjes së fashës 800 kilovat në muajin nëntor, Rama tha se do të shikohet ecuria e motit si dhe kursimi që do të bëjnë qytetarët.

‘Basti i Putinit është rrëzimi i Perëndimit nga dimri, por flitet për një dimër që do të jetë më i vështiri i për ne dhe për Evropën, sepse Europës i janë kufizuar burimet e energjisë elektrike dhe të ngrohjes.  Qeveria ka vendosur që të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimit të energjisë. Në faturën tuaj ajo që nuk duket është ajo që paguan buxheti. Nuk do të lejojmë që kriza energjetike të shfaqet në faturën tuaj, pasi jemi kthyer në mburojë. Tani jemi duke parë nëse do krijohet një mundësi që mos të vendoset fasha në muajin nëntor. Për tu krijuar kjo mundësia na duhet të kemi reshje. Jam me një mërzi të brendshme bashkë me kolegët e mi sa herë nuk shohim shi. Por nga ana tjetër na duhet edhe kursim.’- tha Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/10/2022 01:35

    Kjo ceshtja e amnistise fiskale me kujton Berishen kur thoshte qe shqiptaret i kane parate me te pastra ne bote.Jam dakord me /SPIRON/ dhe /PARRUCEN/.

    Përgjigju
  • Emigranti: 19/10/2022 14:21

    Jam bere shume pishman qe ika ne Gjermani. Do kthehem ne Shqiperi me avionin e pare se aty te pjell edhe mushka nga politikat e ndritura te klases drejtuese. Sa te filloje prodhimi i naftes ne Shpirag do ta blej edhe nje Bentley.

    Përgjigju
  • Parruca: 19/10/2022 14:17

    Or zotri nuk ka emigrant te ndershem qe ka fituar €2M ne te zeze. Ai qe ka bere biznes jashte si emigrant nuk ka 2 milion ne te zeze, sepse detyrimisht ka marre pjesen derrmuese te pagesave nepermjet bankes. Edhe nje bar-kafe apo restorant nuk mund te fshehi aq shume leke taksash sa ti mbesin 2 milion euro cash.

    Përgjigju
  • O Rama: 19/10/2022 14:13

    Tokat jane Pa certifikata plus kane nga 3 mbi vendodhje

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 19/10/2022 13:45

    O Arti Hako do vejm Sali plehun prap në krye që tna boj 97 tjetër të na vrasi prap të vjedhi klubet si Partizani. Të zhduki njerëz si Remzi Hoxha. Xen sy peshkaqeni të shëtisi Botën pa kap 1 dit pun me dor o Arti Hako komplet idjot. Ato lek që ka vjedh maloku bastard Saliu jan dhe të juajat po ju aq kuptoni e vetëm thoni patronazhista o ballista që öuftoni me kotecat e pulave. Po mir ju a bojn pak e keni meqen të vi dhe një her qeni Sali e ta shikoni sa mir do ju ri o Arzi HKo posaqi.

    Përgjigju
    • SABRIGODO: 19/10/2022 15:07

      TA RRAS LALA,ti je djali apo vellai bioligjik i Edvinit,MIKUT TE MADH TE SALISHPELLES DHE LIKEQERFOZIT??? Te kane bështyre ne goje militantët e sali-likes,i njejti brume,strukture e deformuar sociale.

  • Spiro: 19/10/2022 13:38

    Une jam socialist por me hapin barkun ca komente te tipit komunist si resi ,rea,andi ,berti,etj etj qe pa tjeter eshte i njejti person,,, Sa per amnistine fiskale eshte gjeja me e GABUAR qe munde te beshe,une jame emigrant dhe leket i kam te deklaruara ketu skam perse ti sjell ne bankat hajdute ne shqiperi,nuk me duket e ndershme qe te legalizosh leket e skifterave dhe te trafikut apo me keqe leket e hajdutave me kollare qe ndodhen ne shqiperi ...

    Përgjigju
  • Arti: 19/10/2022 11:39

    Bo bo. Gjith sufllaqexhinjt duke komentuar. Kur komenntoni ne kete menyre naive i humbni me shume pike partise tuaj. Po ca do bej nje familje me 400 mije . A jeni ne terezi. As 20 dite nuk shtyan, jo mè nje muaj.

    Përgjigju
    • sa Sufllaqexhinjte por aman: 19/10/2022 14:09

      sa Sufllaqexhinjte por aman dhe ta mendosh qe te gjithe i paguajme ne. na bejne dhe pallavra me shperlarje truri. PO, kush nuk deklaron parate eshte evazor dhe quhet krim ekonomik.

  • Hako: 19/10/2022 11:22

    Patronazhist te nderuar, mir se erdhet perseri ne komente. Sufllaqe dhe pershesh.

    Përgjigju
  • Genti: 19/10/2022 11:21

    Vetem me ju mund ta kalojmr kete situate e kete po e shohim ne veprimet qe po ben

    Përgjigju
  • Berti: 19/10/2022 11:20

    Kemi besim tek Edi sepse po na e tregon me fakte qe sdo na lere ne balte kete kohe krize por do na ndihmoje

    Përgjigju
    • Alb: 19/10/2022 13:43

      Hahahah o plak je vk komplet se di me pak fjal po si ste ka len ne balt 250 lek nafta,asnje subvencion cmimet e cdo gjeje jan rrit apo ty te mjafto nje fjal boshe e edit dhe kalon ne orgazm

  • Andi: 19/10/2022 11:19

    Si gjithmone afer popullit duke mos i lene ne veshtiresi por duke i ndihmuar qe mos te preken nga kjo kohe krize qe jemi

    Përgjigju
  • Rea: 19/10/2022 11:18

    Do te jet nje ndihmes e madhe rritja e pages , vertet per tu vleruar kjo qe po ben per qytetaret

    Përgjigju
  • Esi: 19/10/2022 11:17

    E falenderojm nga zemra pasi nese na rrit pagen minimale do e kalojm pa shume veshtirsi krizen

    Përgjigju
  • Teo: 19/10/2022 11:17

    Kemi besimin se do ja dalimim me se miri ngdaj kesaj krize

    Përgjigju
  • Odi: 19/10/2022 11:16

    Me rritjen e pages minimale po na jepni nje ndihmes dhume te madhe per ta kaluar sa me lejt kete kriz energjitike

    Përgjigju
  • Eno: 19/10/2022 11:15

    Keto kriza kane kapluar te gjithe europen dhe pse qeveria na ka dhen mundesin qe kjo rritje mos te preki familjet me te ardhura mesatare perseri duhet te fillojm te kursejm

    Përgjigju
  • joni: 19/10/2022 11:15

    bravo i qoft rames po e menaxhon shume mire situaten dhe mundohet perseri te rrisi rrogat e te gjitheve

    Përgjigju
  • bjordi: 19/10/2022 11:14

    rritja e pages minimale do te na e bej me te thejsht dhe mbrojtjen nga sfidat qe mund te dalin gjat rruges

    Përgjigju
  • rezart: 19/10/2022 11:14

    Paga minimale do te jete vertete shume gje e mire nese do te rritet sepse ne kete menyre do ti jepet nje ndihme e madhe kujtdo

    Përgjigju
  • fredi: 19/10/2022 11:13

    shpresoj shume qe kete dimer te kursejme nga pak te gjithe dhe tia dalim sa me mire me kete krize

    Përgjigju
  • vini: 19/10/2022 11:12

    ishalla kemi sa me shuem reshje shiu qe dhe qeveria ta ket me te thjesht kete objektiv te energjis elektrike

    Përgjigju
  • tefik: 19/10/2022 11:12

    Nje dimer i veshtire na pret por ne do te durojme dhe me shprese do tia dalim mbane edhe kesaj periudhe

    Përgjigju
  • Ylber: 19/10/2022 11:11

    Po merren masat e duhura per kete krize globale, qe te gjithe ta kalojne me lehte dimrin dhe pasojat e veshtira qe po sjell kriza energjitike

    Përgjigju
  • Ani: 19/10/2022 11:11

    Duhet te fillojm e te mendoj se si te kursejm energji elektrike pasi nuk dihet se si do shkoj situata pergjat dimrit

    Përgjigju
  • Gersi: 19/10/2022 11:11

    Lajm teper i mire rritja e pagave, pasi keshtu do e kene me te lehte perballimin e krizes

    Përgjigju
  • Ildi: 19/10/2022 11:10

    Gjithmone prane qytetareve per ti ofruar mbeshtetje te plote ne keto dite te veshtira qe po kalojme

    Përgjigju
  • goni: 19/10/2022 11:10

    ashtu si e keni gjet vendin ju e si po mundoheni mee e bo jeni shum lart , po thuaj kush jau di

    Përgjigju
  • flori: 19/10/2022 11:00

    ti je i mire o shok e mendo per te tjeret po nxirru kontroll bizneseve qe se vejn ne zbatim , respekt maksimum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet