Ndërtimet pa leje zaptojnë Kishën
e Laçit, nisin hetimet

Ndërtimet pa leje zaptojnë Kishën<br />e Laçit, nisin hetimet
LAÇ - Disa ndërtime me struktura druri e betoni në kishën e Shna Ndout në Laç, kanë nisur të kthehen të objekt konflikti mes pronarëve të tyre dhe drejtuesve të këtij objekti fetar.

Pikërisht për këtë arsye, Prokuroria e Kurbinit ka nisur procedimin penal për pronarët e ndërtimeve të paligjshme në kishën e Shna Ndout.

ndertimet te Kisha e Lacit
(Në foto ndërtimet pa leje te Kisha e Laçit)

"Në bazë të materialit të dërguar prej Rektorit të Kishës së Shna Ndout, në territorin e këtij objekti, subjekte private kanë nisur të ndërtojnë struktura druri dhe betoni, të cilat cënojnë të drejtën e pronësisë, si edhe mund të bëhen shkak për probleme të tjera më të rënda. Nisur nga ky shqetësim, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka vendosur regjistrimin e procedimit penal, bazuar në nenin 199/a të Kodit Penal, 'Ndërtimi i Paligjshëm'", thuhet në njoftimin e Këshilltarit për Mediat të kryeprokurorit Llalla, Albi Serani.
 
Siç mësohet, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar nga drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit të ndjekë me përparësi këtë rast, nisur nga fakti se ky objekt fetar ka një ndjeshmëri të lartë në një komunitet të gjerë qytetarësh shqiptarë.

Kisha e Shna Ndout është një vend peligrinazhi, ku me mijëra besimtarë nga gjithë Shqipëria, por edhe jashtë kufinjve, e vizitojnë atë për 13 javë rresht. Për shkak të numrit të madh të vizitorëve, duket se është kthyer në një vend të lakmuar edhe për ndërtim lokalesh apo subjektesh tjera tregëtare.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!