Projekti për ndërtimin e centralit të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Taç Lartë të Kolonjës, ka nxitur zemërim tek banorët vendas, të cilët thonë se u janë privatizuar në mënyrë të paligjshme kullotat dhe u është cenuar buka e gojës.
Ndërtimin për centralin që do te prodhojë energji të rinovueshme me kapacitet 62 megavatë, është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 25 qershor 2025. Ky projekt është iniciativë e shoqërisë “Fortis Energy and Construction” sh.p.k. në pronësi të Mehmet Burak Uçkardes dhe nuk është objekt koncesioni, as nuk përfiton nga masat mbështetëse.
Banorët e fshatit Taç Lartë dhe Prodan pretendojnë se janë zaptuar mbi 400 hektarë tokë nga dy fshatrat dhe se kjo hapësirë do të përdoret për vendosjen e paneleve fotovoltaike ndërsa i dëmton këta të fundit pasi e ardhura e vetme në familjet e tyre është blegtoria. Banorët flasin për mbivendosje të pronave të hartë, duke pretenduar për lëvizje të kufijve ndarës.
“Zotëria në fjalë që ka pronën, na ka zaptuar, ka bërë një mbivendosje në hartën dhe ka marrë të gjithë zallin e dy fshatrave. Të dy fshatrat vetëm me blegtori merren. Nëse bëjnë panelet fshati i bie të iki. Sipërfaqja e zallit është rreth 400 hektarë. E kemi njohur tani që ka filluar të bëjë shpime në tokë. Nuk e dimë ka leje bashkie, leje mjedisi dhe një leje nga ministria e Kulturës për të bërë një studim arkeologjik.
Vetëm t’i sheshim pastaj dhe të ikim. Nuk kemi shkuar në bashki se e ai e ka pronë private. Ka mbivendosje të hartës. Kufizimi perëndimor që kufizohet me pronën tonë është udha e malit. Kufizimi perëndimor është me pronën tonë tek kulla e malit. Zotëria pas vitit 2002 nuk linte njeri të që të ngjisnin bagëtitë lart. Pas 5 vitesh tha e kam pronën deri tek kanali vaditës. Kanali vaditës është bërë në ’75, zotëria e ka blerë pronën në ’33. Tani na e ka sjellë mbi fshat kufirin”, thanë banorët.
Ndërtimi i centralit të prodhimit të energjisë së rinovueshme ka si kohë të përcaktuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave 3 vite. Ndërkohë kjo kompani ka si detyrim që t’i japë falas ministrisë përgjegjëse për energjinë një pjesë të prodhimit.
Komente










Kam nje pytje:kullotat jan te tyre privat,apo tok shteterore.ne qoft se jan privat shteti duhet te terhiqet,ne qoft se jan te shtetit cfar duan keta.?
Përgjigju