Ndërtimi i HEC-eve në Kaçinar të Mirditës, çështja kalon në gjykatën e Lezhës! Prokuroria kërkon pushim hetimesh, banorët kundër: S'lejojmë shkatërrimin e zonës

Çështja e ndërtimit të HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës. Pas kallëzimit penal në SPAK të banorëve të zonës, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, regjistroi procedim për veprat penale "Shpërdorim Detyre" dhe "Falsifikim Dokumentesh", dhe çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës. Nga hetimet e kryera prokuroria lokale ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale dhe dërgoi çështjen për pushim hetimesh në gjykatë. Këtë të hënë u zhvillua seanca gjyqësore dhe në përfundim të saj avokatet e konsiderojnë absurditet kërkesën e prokurorisë për mbyllje hetimesh, pasi janë të bindur se leja është dhënë në kundërshtim me ligjin për faktin se zona ku do ndërtohet HEC-et rezulton të jetë monument natyre.

"Banorët kundërshtojnë me forcë me ligjërisht ndërtimin e HEC-eve. Prokuroria çuditërisht ka kërkuar mbylljen e hetimeve pasi sipas tyre nuk ka fajtorë pasi procedurat e koncesionit dhe lejes mjedisore janë kryera sipas rregullave. Por zona e Kaçinarit është zonë e mbrojtur. Ky është absurditet dhe dëmet që do t'i bëhen zonës janë të jashtëzakonshme. Janë një sërë shkeljesh ligjore, që nga mënyra si është marrë leja mjedisore, janë bërë falsifikime duke pretenduar se nuk ka dëme në mjedis, gjë që është e pavërtetë", tha avokati Klodian Reçi 

Pavarësisht vendimit që do të merret, banorët e Kaçinarit thonë se janë të vendosur që mos të lejojnë ndërtimin e HEC-eve që shkatërrojnë zonën.

"Ne nuk lejojmë të zhvillohen investime për HEC-et në zonë. Janë falsifikuar firma në mbështetje të HEC-eve dhe në dëm të komuniteteve, por ne nuk do lejojmë asnjë lloj investimi"

"Ne na dëmtohet prona sepse një tokë që është pa ujë, nuk ka zhvillim. Përveç interesave bujqësore që ne kemi, prishet edhe çdo gjë tjetër. Nuk kanë bërë asnjë dëgjesë publike", shprehen banorët.

Gjykata e Lezhës prite të marrë një vendim më 16 dhjetor nëse do të pranojë apo jo kërkesën e Prokurorisë.

Koncesioni për ndërtimin e 5 HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018, por deri tani kompania nuk është lejuar nga banoret të nisë punën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit