Ndërtimi i Rozafa Tower, reagon dega e PD Shkodër: Projekt shkatërrues! S'është shqyrtuar nga ekspertët

Projekt shkatërrues e ka cilësuar dega e PD në Shkodër ndërtimin e ndërtimin e Rozafa Toëer në Shkodër, një projekt që u prezantua më 16 korrik nga kryebashkiaku Benet Beci dhe kryeministri Edi Rama.

Nënkryetarja e degës së PD Irena Shestani, u shpreh se për projektin nuk janë zhvilluar dëgjesa publike dhe nuk ka pasur as shqyrtim nga ana e ekspertëve.

“Qeveria që Shkodrës së kulturës e dijes i solli diskrimin më të madh ndër shqiptarë që në vitin 2013, na paraqitet sot me këtë projekt monstruoz, i cili njësoj si pushteti popullor i komunistëve ka vetëm një qëllim: shkatërrimin dhe fshirjen e memorjes kolektive që familjet shkodrane kanë ruajtur për breza të tërë. Bashkëqytetarë të nderuar, projekti i kullës shkel në mënyrë flagrante Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar nga KKT më 16 tetor 2017. Ky projekt nuk është shqyrtuar nga ekspertët dhe nuk është sjellë në dëgjesa publike ku duhen të dëgjohen zërat dhe shqetësimet e qytetarëve shkodranë, që, siç e kemi ndjekur të gjithë këto ditë, janë të shumta”, tha ajo.

Shestani tha se po synohet që të zhduket trashgiminë dhe identiteti i këtij qyteti.

“Në një kohë kur shkodranët po përballen me emigracionin masiv, varfërinë e rrënjosur dhe korrupsionin e përhapur, kjo kullë na paraqitet në mënyrë cinike si zgjidhja e problemeve të qytetit tonë. Kjo është fytyra e vërtetë e Partisë Socialiste! Paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë, ndërkohë që synojnë të zhdukin identitetin e rrënjosur thellë të qytetit tonë. Shkodra ka një traditë qe nuk mund të humbë, që nuk duhet të humbë dhe nuk duhet lane me humbë thoshte shkodrani i madh, Arshi Pipa”, tha ajo.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pdrasti: 19/07/2024 10:24

    reagun kta t prapambetunit. po iu vjen inat qe po bahet shkodra qytet ma nfund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Balla te ‘Siguria’: Kuvendi ka garantuar një agjenci të pavarur! AMP rezultate të mira në më pak se 3 vite

Balla te ‘Siguria’: Kuvendi ka garantuar një agjenci të pavarur! AMP rezultate të mira në më pak se 3 vite