Kryeministri Edi Rama inspektoi gjithashtu gjatë ditës së sotme punimet në kantierin e rrugës Transballkanike në Vlorë që lidh Shtëpisë së Pavarësisë dhe portin e këtij qyteti.
Kryebashkiaku Dritan Leli u shpreh se të gjithë banorëve që u preket banesa nga ndërtimi i këtij projekti do të marrin qira nga bashkia e Vlorës me vlerë 100 deri në 130 mijë lekë të vjetra.
"Problematika e qytetarëve në lidhje me strehimin është zgjidhur me një vendim të Bashkisë së Vlorës ku të gjithë familjet që kanë pasur probleme me dokumentacionet e pronësisë janë garantuar që do tu paguhet qiraja nga bashkia e Vlorës me një vlerë nga 100 deri në 130 mijë lekë të vjetra që është trendi mesatar i çdo qiraje në Lungomare. Pavarësisht se duket sikur është një investim i shkurtër, është një rrugë rreth 24 metra e gjerë e cila do bëjë në fund realitet atë ëndrrën e shumë brezave, rrugën Transballkanike që të çon deri në port. Diskutohej pa fund që kjo rrugë që do lidhte portin e Vlorës me gjithë pjesët e Shqipërisë, është bërë realitet falë investimit të parë që nga autostrada deri në hyrje të Vlorës ku u mbarua pak kohë më parë. Tani kemi arritur në këtë investim" - tha Leli.
Gjithashtu Leli u shpreh se në këtë zonë do të ndërtohen fusha sportive, 'Aquapark' dhe zona parkingu me qëllim rehabilitimin e kësaj zone.
"Këtu është rehabilituar nga studio belge. Është një projekt nga më të bukurit, me fusha sporti, parkime pa fund që rehabiliton pjesën që lidhet me portin, nga një port detar në një port jahtesh. Do të jetë një ballinë shumë pozitive. Do të krijohet një akuapark fantastik, në fillim, pastaj do të ketë fusha sporti. Do zhvillohet e gjitha në një pjesë" - tha Leli.
Lajmi kryesor:
Banori i premton Ramës: Jemi 'Ok' me investimet, do marrësh votën! Qytetari i kërkon legalizimin, kryeministri i ‘shkrin gazit’ me përgjigjen: S’shkon kjo, rrinë urtë vlonjatët e bërtet korçari
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €
16 Janar, 07:31