Kryeministri Edi Rama ka vijuar me inspektimet në Kume të Vlorës, në një lagje të madhe informale prej 24 hektarësh pranë plazhit të vjetër, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e ujësjellës - kanalizimeve, do të vazhdohet me infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin.

Teksa ka shkuar të inspektojë punimet Rama është pritur nga shumë banorë dhe gjatë vizitës nuk kanë munguar as batutat. Në bisedë, njëri prej banorëve i ka thënë se janë dakord me investimet duke i premtuar Ramës se do marrë votën në zgjedhjet e 25 prillit.

“Iu erdhi rradha, dhe ne kaq mundësi kemi por hap pas hapi”, tha Rama.

“Edhe ne jemi dakord kështu që do marrësh votën nesër”, i përgjigjet banori.

Më pas Rama teksa qesh i është përgjigjur duke i thënë se ata gjithmonë janë dakord kur u vjen për mbarë.

“Po leje votën. Dakord jeni ju kur u vjen për mbarë sdiskutohet ajo punë”, vijoi kryeministri.

Ndërkaq ai ka takuar dhe shumë banorë të tjerë  të cilët thanë se kanë 30 vjet me këtë rrugë dhe më në fund po rregullohet pas kaq kohësh. Një i ardhur nga Korça i është ankuar që s'ka marrë legalizimin, duke thënë se mes 10 vetëve ai është i vetmi që s'e ka marrë. Mirëpo përgjigjia e Ramës shkaktoi shumë të qeshura, pasi i tha se në mes të vlonjatëve e ngre zërin ngë korçar. Nga ana tjetër kryebashkiaku Dritan Leli i kërkoi emrin që ta shikojë si çështje.

Bisedat e Ramës me banorët:

Rama: Do bëhet edhe kjo..

Banori: Kemi 30 vjet që vuajmë për një copë rrugë

Rama: Nuk është një copë. Se kur bëhet është një copë kur s'bëhet është një hata.

Banori: Eshtë cop copë ashtu pastaj

Rama: Ajo që është e rëndësishme është se pjesa e parë e punës me të gjithë aksion qendror i ka sjellë Vlorës shumë më tepër ekonomi dhe potencial. Nga kjo fazë do të hyjmë në fazën tjetër që të jenë pjesë që do ti shërbejnë turizmit. Tani do bëjmë dhe këto pjesë që kanë shumë vite që ti shërbejnë dhe turizmit. Vetëm një gjë mos filloni nurmat për muret se është gjyna. Te muret drejt të gjitha asnjë më tepër asnjë më pak. E di unë ndërgjegjen, se kur vjen puna te muri jot je ti i pari. E kemi bërë murin model, do e bëjmë vetë, model me kangjella, pastaj ju mbillni ndonjë gjë dhe bëhet e gjitha. Ky investim kthehet në vlerë. Rritet vlera e pronës.

Banori: Skam marrë legalizimin, 10 veta e kanë marrë vetëm unë

Rama: E ke tepruar pak me lartësinë dhe do ta zgjidhim. 10 e kanë marrë ti se ke marrë e tani thua kemi probleme me legalizimin.

Banori: Vetë na thanë hajdeni nga Korça

Rama: Nga Korça ke ardhur ti. Duke ndenjur me Vlonjatët të duket vetja vlonjat por sje vlonjat. Dëgjo se nuk shkon kjo rrinë urtë të tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështu këta se rrinë kështu si korçarë se po hapën gojën këta e di si vjen puna pastaj.

Banori: Jemi bërë ne korçarët më shumë se vlonjatët.

Rama: Shaka bëjmë tani, se për fat të mirë kemi ardhur të fillojmë punën dhe shakaja na lejohet. Shakaja na lejohet. Na e bë një fotografi me këta djemtë tani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
Ndërtimi i rrugës Transballkanike në Vlorë, Leli: Qytetarëve që preken nga ky projekt, bashkia do u garantojë qira, 100-130 mijë lekë të vjetra

 

Kryeministri Edi Rama inspektoi gjithashtu gjatë ditës së sotme punimet në kantierin e rrugës Transballkanike në Vlorë që lidh Shtëpisë së Pavarësisë dhe portin e këtij qyteti.

Kryebashkiaku Dritan Leli u shpreh se të gjithë banorëve që u preket banesa nga ndërtimi i këtij projekti do të marrin qira nga bashkia e Vlorës me vlerë 100 deri në 130 mijë lekë të vjetra.

"Problematika e qytetarëve në lidhje me strehimin është zgjidhur me një vendim të Bashkisë së Vlorës ku të gjithë familjet që kanë pasur probleme me dokumentacionet e pronësisë janë garantuar që do tu paguhet qiraja nga bashkia e Vlorës me një vlerë nga 100 deri në 130 mijë lekë të vjetra që është trendi mesatar i çdo qiraje në Lungomare. Pavarësisht se duket sikur është një investim i shkurtër, është një rrugë rreth 24 metra e gjerë e cila do bëjë në fund realitet atë ëndrrën e shumë brezave, rrugën Transballkanike që të çon deri në port. Diskutohej pa fund që kjo rrugë që do lidhte portin e Vlorës me gjithë pjesët e Shqipërisë, është bërë realitet  falë investimit të parë që nga autostrada deri në hyrje të Vlorës ku u mbarua pak kohë më parë. Tani kemi arritur në këtë investim" - tha Leli.

Gjithashtu Leli u shpreh se në këtë zonë do të ndërtohen fusha sportive, 'Aquapark' dhe zona parkingu me qëllim rehabilitimin e kësaj zone.

"Këtu është rehabilituar nga studio belge. Është një projekt nga më të bukurit, me fusha sporti, parkime pa fund që rehabiliton pjesën që lidhet me portin, nga një port detar në një port jahtesh. Do të jetë një ballinë shumë pozitive. Do të krijohet një akuapark fantastik, në fillim, pastaj do të ketë fusha sporti. Do zhvillohet e gjitha në një pjesë" - tha Leli.

Ora 17:06
Rama inspektime në Vlorë, Leli i tregon projektin që do transformojë lagjen ‘25 Maji’

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Vlorë ku ka inspektuar punimet në lagjen “25 Maji”.

Kjo lagje thotë Rama ka një hapësirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët

“Ka nisur transformimi i lagjes “25 Maji”, një hapsirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët”, shkruan Rama.

Në këtë takim ai ka qenë i shoqëruar nga Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli. Ky i fundit i ka prezantuar edhe projektin që do të tranformojë lagjen.