Bashkia e Tiranës ka njoftuar të gjithë qytetarët se në disa rrugë të veçanta në kryeqytet do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve, për shkak të punimeve që po bëhen për ndërtimin e unazës së vogël.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Bashkia thotë se, kufizimi bëhet me qëllim, mbarëvajtjen e punimeve për ndërtimin e projektit.
Qarkullimi i automjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti “Luigj Gurakuqi” deri në rrugën e “Dibrës”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës më poshtë:
- Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti rruga “Dibrës” me rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:
- Në kryqëzimin e rrugës “George.Ë.Bush” me rrugën “Luigj Gurakuqi”, drejtim i detyruar majtas dhe djathtas.
- Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George.Ë.Bush”, drejtim i detyruar drejt.
- Rruga “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Barrikadave”, me dy sense lëvizjeje dhe do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.
- Segmenti pas pallatit të Kulturës, ana veriore e saj, do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e punimeve.
- Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën pas pallatit të Kulturës, drejtim i detyruar drejt dhe djathtas.
- Në kryqëzimin e rrugës sheshi“Skënderbej” me rrugën “Luigj Gurakuqi” te xhamia, drejtim i detyruar drejt.
- Segmenti i rrugës “Qemal Stafa” nga rruga “Barrikadave” deri te rruga Saraçeve do të ketë akses hyrës vetëm nga rruga “Kostandin Kristoforidhi”.
Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
- Linja Kamëz - Qendër, City Park - Qendër dhe Vorë - Qendër do të kryejë rrotullim përreth sheshit Skënderbej dhe do të stacionohet pas Pallatit të Kulturës.
- Stacioni ekzistues te rruga “Barrikadave” kalon te segmenti rruga e “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Bardhok Biba”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com