Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, në  një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ka reaguar sot lidhur me ndërtimin e xhaminsë së re të Namazgjasë, duke akuzuar Kryeministrin Rama për mungesën e transparencës.

Sipas Palokës, Rama po gënjen të gjithë myslimanët, duke luajtur një lojë të rrezikshme, pasi ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me familjen Kruja, që disponon tokën ku do ndërtohet xhamia. "Nga muaji korrik, qeveria ka ndërprerë bisedimet me këtë familje përsa i përket shpronësimit, duke atakuar të drejtën e pronësisë së familjes Kruja mbi këtë tokë, një e drejtë e fiituar sipas ligjit e Kushtetutës në vitin 1994?, u shpreh Paloka