Kuçovë- Viti i ri shkollor ka nisur, me stë tjerash jo vetëm me problematika për godinat ende në ndërtim apo rikonstruksion që sollën zhvendosjen e nxënësve në ambiente të tjera, por edhe me inaugurimin e shumë prej tyre.
Një nga këto shkolla është edhe ajo e sapondërtuar në Kuçovë. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llazar Kuli”, në fshatin Perondi priti nxënësit me një ‘kostum të ri’, investim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës.
Është kryeministri Edi Rama që e ka nisur ditën me këtë lajm-njoftim të ri në rrjetin social Facebook, duke vënë në dukje edhe kushtet moderne në shkollën e sapondërtuar.
Postimi i kryeministrit:
“MIRËMËNGJES
dhe me shkollën e re “Llazar Kuli" në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës, që ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor, ju uroj një të diel të qetë”.












Komente
Komento