Ndërtohet skema e aksidentit/ Drejtuesi i Ford-it hyri në parakalim, shkaktoi vdekjen e turistes italiane

Sarandë- Pushimet e një çifti italian nga Genova u kthyen në një tragjedi paraditen e sotme, kur motoçikleta me të cilën udhëtonin një “Piaggio” me targa AL 429 u përplas me një makinë tip “Ford” me targa AA 609 UD.

Pak orë pas ngjarjes, ekspertët kanë mundur të ndërtojnë të gjithë skemën e aksidentit. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se shkaktar i tij ka qënë shtetasi Fatmir Rumani, drejtuesi i Fordit.

Ai udhëtonte nga Saranda për në Ksamil, ndërsa motori tip “Piaggio” vinte nga Ksamili në drejtim të Sarandës. Përplasja siç thonë ekspertët ka ndodhur në afërsi të kanalit të Çukës, kur Fordi i kishte hyrë në parakalim një mjeti tjetër, ndërsa përballë i vinte motori.

Në momentin e përplasjes Fordi ka tentuar të bëjë një manovër, por e ka pasur të pamundur të shmangë përplasjen në krahun e pasagjerit, duke shkaktuar kështu vdekjen e turistes italiane, Maria Sedda, 64 vjeçe.

Ekspertët thonë gjithashtu se edhe motori ka qënë duke ecur jashtë korsisë së tij, por pavarësisht kësaj, përgjegjësia bie mbi Fatmir Rumanin pasi ishte ai që kishte hyrë në parakalim. Ndaj tij është prerë një urdhër arrest për aksident me “pasojë vdekjen”.

Sarandë

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:10, në fund të Kanalit të Çukës, lagjia nr.1 Sarandë, ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

Policia bëri idendtifikimin e tyre:

- Maria Sedda, 64 vjeçe (viktima)

- Giuseppe Sciutto, 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 25/08/2018 16:29

    Ti Era kot qe vjen hahaha

    Përgjigju
  • Genta: 24/08/2018 20:21

    Po coate more te iku avioni?

    Përgjigju
  • Era: 24/08/2018 17:55

    Qarkullimi rrugor eshte katastrofik ne Shqiperi ika dhe erdha per pushime dhe ika rruget i gjeta e i lash peribret.Shqiperia nuk ka as rruge as semafor as kulture ne ne parakalim nuk ndezin sinjalet ikin si gansteta.cojini kamera ne rruge dhe i shkoni ne dark ne shtepi i arrestoni.vertet erdhen shume turist kryesisht italian po pervec natyres se bukur gjeten nje mizerabel ne plehra rruee e kudo ku shteti duhet te ishte gjalle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen