Biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i kullave që u ngritën në truallin e ish-kompleksit Partizani, është thirrur për tu marrë në pyetje sot sërish për dy orë e 30 minuta në SPAK bashkë me avokatin e tij.
Marrja e deklarimeve të ndërtuesit, është bërë nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët po hetojnë dosjen ndaj Sali Berishës për korrupsion pasiv dhe ndaj Jamarbër Malltezit, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Prania e tij sot në SPAK nuk ka të bëjë me rutinën e paraqitjes 2 herë në muaj, por është marrë në pyetje brenda hetimeve. Deri më tani rezulton se Fatmir Bektashi ka dhënë një dëshmi prej 12 faqeve, prej të cilave vetëm pak prej tyre janë bërë publike në dosjen e shpërndarë.
Bektashi akuzohet se ka hyrë në marrëveshje me Jamarbër Malltezin duke shfrytëzuar ndërmjetësimin e tij me ish pronarët e truallit dhe i ka transferuar dhëndrit të ish kryeministrit rreth 5,4 milionë euro.
Fatmir Bektashi është në hetim për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar Malltezit, dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.
Gjithashtu Bektashi dyshohet se ka konsumuar edhe vepren penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim me Malltezin, pasi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. realizimin e fshehjes së origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezit, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.
Bektashi zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitje në SPAK, më 6 nëntor ndërkohë që nuk dha deklarime për median. Më 20 tetor 2023 GJKKO dha masën e sigurisës detyrim me paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë Shqipërisë.
Pas 2 orësh e 30 minutash, ndërtuesi Fatmir Bektashi ka dalë nga SPAK ku u mor në pyetje mbi aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Bektashi akuzohet se ka hyrë në marrëveshje me Jamarbër Malltezin duke shfrytëzuar ndërmjetësimin e tij me ish pronarët e truallit dhe i ka transferuar dhëndrit të ish kryeministrit rreth 5,4 milionë euro.
Shkou na paidh nanes Dhendrri Berishes bashke me te.
Përgjigju